Lezhë, personi i akuzuar se qëlloi me armë lihet i lirë, ai...

Lezhë, personi i akuzuar se qëlloi me armë lihet i lirë, ai bën kallëzim për denigrimin e figurës së tij

63
0
Shares

Personi që qëlloi me armë mbrëmë në Lezhë, ngjarje e raportuar se ndodhi aps një takimi elektoral të Monika Kryemadhit, është lënë sot i lirë nga polica lokale. Mësohet se ai do të bëjë kallëzim për denigrimin e figurës së tij.
Këtë informacion e bën të ditur për mediat, deputeti i PD, Aldo Bumçi.
“Në shtabin tonë elektoral na ka ardhur si informacion, që personi që është ndaluar mbrëmë si i akuzuar se ka shtënë me armë, është i lirë, dhe sot na kanë thënë se po bën kallëzim penal për denigrim te figurës se tij”, është shprehur Bumçi  për mediat.
Reagimi i deputetit ët PD-së, Aldo Bumçi ka ardhur pas deklaratave të koleges së tij Monika Kryemadhi, e cila akuzoi se personi që qëlloi me armë, kishte dalë nga makina e deputetit demokrat.
Lidhur me këtë akuzë, Aldo Bumçi sqaron se akuzat e Kryemadhit se nga makina e tij kanë qëlluar me armë, janë të pabaza, pasi ai me stafin kanë qenë duke ndjekur intervistën e kandidatit të PD­së Fran Frrokaj, në një media lokale në Lezhë.
Deputeti demokrat i ka cilësuar si intriga dhe shpifje të ulëta deklaratat e Moniak Kryemadhit dhe ka akuzuar LSI­në se ka inskenuar ngjarjen e djeshme për t’i hapur rrugë blerjes së votave në fshatrat e Lezhës. Sipas tij, mbrëmë, makinat e PD­së kanë ndjekur ato të LSI­së të cilat kanë nisur që pardje ndarjen e lekëve nëpër shtëpitë e lezhjanëve, në këmbim të votës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY