BRIZIDA GJIKONDI/Mos voto si skllav!

BRIZIDA GJIKONDI/Mos voto si skllav!

134
0
Shares

Panorama ka botuar sot një koment të Brizita Gjikondit, juriste dhe aktiviste e njohur në Tiranë ku ndër të tjera autorja fton votuesit të mos votojnë si të bindur por si mundësi për ndryshim.

brizida-gjikondi

“Mos voto si skllav, ose mos voto hiç, bindu para se ta tundësh ose jo votën. Bindu, por jo si vdekatar pa trashëgimi, pa trashëgimtar. Ti nuk mund t’u lësh në trashëgimi fëmijëve të tu poshtërimin tënd, heshtjen tënde, bindjen e verbër ndaj pushtetit të mospërfilljes, pushtetit të sarkazmës, cinizmit që të përplas surratit se vlerat nuk janë vlera, se e keqja mund të rrijë në krye të vendit dhe jetës sate dhe jo vetëm kaq, por edhe të të udhëheqë si busull ligësie në vlerat e kiametit. E keqja më e vogël gjithsesi është klloçka e së keqes më të madhe.

Mos u gënje nga dritat vezulluese dhe puthjet e fushatës, përherë pushteti do të jetë mollë e ndalueme për ty, nuk është yti, as ka për të qenë.

Aq më pak i grave; Shqipëria është vendi ku gratë vazhdojnë të jenë Rozafat që burrat e pushtetit me cinizëm i vënë çdo 4 vjet në themelet e kështjellës së tyre pikërisht për jetëgjatësinë personale. Janë gratë shqiptare argate dhe skllavet e epokës së re që shqyhen në katërsh për 100 euro në muaj nëpër fasoneritë e pushtetit. Janë gratë që pensionin ia çuat në ekstremet e mbijetesës fizike të moshës 65-vjeçare, janë po ato që ju i përdorni si fshirëse xhami të pushteteve tuaja të njollosura. Janë të bindura gratë, shqiptarkat sidomos.

Pushteti i vë në provë shqiptarët, si ato karriget e shkodranëve. E ndërkohë që mendoj e rimendoj kotësinë e votës sime plot agoni vlerash, më kujtohen dy shprehje të Mark Tëain, i cili iluzioneve të mia i përgjigjej dikur me humor se “në rast se të votuarit do bënte diference, nuk do na linin ta bënim” dhe pastaj më kapitullon gjeniu Ajnshtajni, i cili falë ekspertizës së mendjes njerëzore thosh: “çmenduri është të besh përherë të njëjtën gjë dhe të presësh rezultate të ndryshme”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY