Mimoza Hajdarmataj: Presion administratës, fotografoni votën, të ruani punën

Mimoza Hajdarmataj: Presion administratës, fotografoni votën, të ruani punën

110
0
Shares

“Presioni që po ushtrohet për tjetërsimin e vullnetit të votës së tyre, madje edhe të familjareve të tyre në këmbim të vendit të punës është një rast i paprecedent në një sistem demokratik”, deklaroi deputetja e Tropojës, Mimoza Hajdarmataj duke sjellë edhe shembuj të këtij presioni.

Dhjetëra raste janë denoncuar nga punonjës të hidrocentralit të Fierzës të cilëve u është kërkuar të paraqesin të dokumentuar me foto apo filmim votën e tyre nëse duan të jenë në punë edhe pas datës 22 qershor, tha ajo.

Personat që kanë kërcënuar punonjësit e hidrocentralit me bukën e fëmijëve do të përgjigjen para ligjit. Bëni kujdes ju njohim j’u dimë me emër e mbiemër do të mbani përgjegjësi. Askush nuk mund ta kërcënojë apo shantazhojë popullin e Tropojës. Ne i bëjmë thirrje qytetarëve të Tropojës, votoni masivisht më dt. 21 qershor, shprehni vullnetin tuaj të lirë dhe mos lejoni t’ju nëpërkëmbin, përfundon deklarat e deputetes Hajdarmataj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY