Lulzim Basha në Kavajë: Me ne është Amerika!

Lulzim Basha në Kavajë: Me ne është Amerika!

59
0
Shares

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha mbajti mitingun përmbyllës të fushatës në qytetin e Kavajës ku kërkoi votën e banorëve të qytetit për kandidatët e opozitës dhe jo për kandidatët e inkriminuar, sic tha ai. “Bashkë me ne është Amerika, është Evropa, është e drejta. Shtypi ndërkombëtar e nxori të arrestuar për drogë në Itali dhe Zvicër, Ervisin sic e thërret partia dhe Ervinin sic e thërret trafiku. Ervini është i Ramës, nuk është i Kavajës”, tha Basha.

Ndërsa duke folur për kandidatin e qeverisë në Rrogozhinë, Basha tha se “oferta e oligarkisë është një biznesmen i marrë nga Tirana për Rrogozhinën. Ai vjen të marrë nga taksat dhe djersa e banorëve të Rrogozhinës dhe ta kthejë te oligarkia. Ju duhet të votoni kandidatin e PD-së, Deliu, i cili është në Rrogozhinë, jep dhe nuk merr”, theksoi Basha.

Kryetari i PD-së, duke qenë kritik me qeverinë ironizoi edhe me sloganin e PS-së në këtë fushatë. “Nuk është drejtimi i duhur për Shqipërinë dhe shqiptarët por është drejtimi i duhur për oligarkinë, e cila i fut duart edhe tek ilaçet e qytetarëve”, tha ai.

Lideri i opozitës u bëri thirrje banorëve të dalin sa më shumë në votime të dielën. Të gjithë masivisht duhet të shkoni në kutitë e votimit dhe ta kthejmë në fitoren e madhe të demokracisë, 21 qershorin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY