Kandidati i opozitës, Halim Kosova deklaroi sot se rivali i tij i Partisë Socialiste nuk është asgjë tjetër vecse një parafabrikat partiak. “Ai është një parafabrikat partiak që nëse vjen në krye të bashkisë do ta përdorë atë për të vaditur partinë. Ai është drejtimi i duhur për veten, por nuk shtë drejtimi i duhur për banorët e Tiranës”, tha Kosova.
Kandidati i PD ka komentuar edhe rezultatet e sondazheve të disa televizioneve. “Erioni të fitojë sondazhet, unë do të fitoj 21 qershorin”, deklaroi ai.
Ndërsa lidhur me faktin se ka pranë vetes pak drejtues të PD-së, ai tha se “kjo cështje është pak a shumë e tillë, kur një makinë që ecën mirë në trafik nuk ka nevojë ta shtyjën të tjerët. Kur nuk ecën mirë mblidhen njerëzit dhe e shtyjnë. Unë jam një makinë që ecën mirë”, tha Halim Kosova.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/