Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SHBA, dënohet me 14 vjet burg fajdexhiu shqiptar

12/06/2015
SHBA, dënohet me 14 vjet burg fajdexhiu shqiptar
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një 49 vjeçar shqiptar, kryetar i një bande mafioze që jepte fajde në mënyrë të paligjshme, është dënuar me 14 vjet burg në Nju Jork të SHBA-ve. Ndaj Ylli Gjelit pronar i një lokali në Nju Jork dhe i njohur si kryetar i kësaj bande, të përbërë nga shqiptarë, akuzohet për zhvatje të parave përmes dhunës.
Ylli Gjeli, së bashku me pjesëtarët e tjerë të grupit të tij, jepnin para borxh me interesa të larta, kryesisht për kumarxhinjtë. Interesat silleshin nga 2-3 për qind për çdo javë.
Në rast të moskthimit të borxhit, shkulje thonjsh, shtypje gishtash me çekish dhe shkulje flokësh ishin metodat e dhunshme që përdorte Ylli Gjeli për të kthyer mbrapsht nga klientët paratë që ua jepte borxh.
Hetimet tregojnë se banda e Gjelit ka mundur të përfitojë rreth 1.18 milionë dollarë vetëm nga interesat e fajdeve që jepte. Gjithashtu, ky grup ishte i lidhur edhe me bastet dhe trukime në sporte të ndryshme. Vetëm me bastet ata kanë mundur të përfitojnë në mënyrë të paligjshme 2.9 milionë dollarë në gjashtë vjet.
Gjatë gjykimit, Ylli Gjeli, 49-vjeçari ka mohuar akuzat, duke pretenduar se ishte viktimë e një konspiracioni ndaj tij.
“Nuk kam bërë asgjë të gabuar. Unë jam viktima. Por ju mund të bëni ç’të doni me mua”, deklaroi Ylli Gjeli.
Pavarësisht pretendimeve, gjykata e shpalli fajtor Ylli Gjelin dhe e dënoi me 14 vjet burg.
Sipas medieve amerikane, bashkëpunëtori më i ngushtë i Ylli Gjelit ishte Fatmir Mustafaraj, një ish-oficer i policisë ushtarake shqiptare, i cili është dënuar me 12 vjet burg. Bashkëpunëtorë të tij janë edhe 7 persona të tjerë që pritet të gjykohen dhe të marrin dënimin e mundshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Elda Hoti sulmon Ballën: I paburrë, fshihesh pas grave, kërcënimet e tua nuk trembin askënd

Elda Hoti sulmon Ballën: I paburrë, fshihesh pas grave, kërcënimet e tua nuk trembin askënd

03/04/2026
Aksident në Tiranë, Audi që ndiqej nga policia godet disa makina, rrezikohen kalimtarët

Gjirokastër, 17 vjeçari abuzon të miturin, në prani të dy të tjerëve

03/04/2026
DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Qëlloi veten në Fier, 40-vjeçari gjendet i pajetë në banesë

02/04/2026
Rama: 300 mijë legalizime, deri në 2027. Kadastra do të jetë e gjitha e digjitalizuar

Rama: 300 mijë legalizime, deri në 2027. Kadastra do të jetë e gjitha e digjitalizuar

02/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Elda Hoti sulmon Ballën: I paburrë, fshihesh pas grave, kërcënimet e tua nuk trembin askënd

Elda Hoti sulmon Ballën: I paburrë, fshihesh pas grave, kërcënimet e tua nuk trembin askënd

03/04/2026
Aksident në Tiranë, Audi që ndiqej nga policia godet disa makina, rrezikohen kalimtarët

Gjirokastër, 17 vjeçari abuzon të miturin, në prani të dy të tjerëve

03/04/2026
DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Qëlloi veten në Fier, 40-vjeçari gjendet i pajetë në banesë

02/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.