Kriza në Maqedoni, bëhet publike marrëveshja e fshehtë e 2 qershorit

Kriza në Maqedoni, bëhet publike marrëveshja e fshehtë e 2 qershorit

63
0
Shares

Partia e Ahmetit, BDI, ka bërë publike sot të gjithë marrëveshjen e arritur mes forcave politike kryesore në Maqedoni në prani edhe të Komisionerit të BE-së, Johanes Han. Në këtë marrëveshje ndër të tjera theksohet zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit. Por ndërkaq kjo marrëveshje ndalon publikimin e përgjimeve të tjera ndër ta edhe të rastit Mostra për të cilin akuzohen dhe po mbahen në burg shqiptarë.

1. Partitë pajtohen që në vend të parë ta vendosin interesin e shtetit dhe konfirmojnë përkushtimin e tyre ndaj procesit EuroAtlantik dhe parimeve demokratike.

2. Në interesin e të gjithë qytetarëve dhe të të gjitha komuniteteve në vend, partitë pajtohen mbi hapat për ta tejkaluar krizën aktuale. Ato përkushtohen për të siguruar gjithëpërfshirje në realizimin e kësaj marrëveshjeje nëpërmjet të konsultimeve dhe koordinimeve me partitë kryesore në vend.

3. Partitë përkushtohen që të respektojnë parimet demokratike të përgjegjësisë politike nëpërmjet të adresimit të sfidave kyçe me të cilat ballafaqohet vendi.

4. Në këtë kohë sfiduese për vendin, partitë pajtohen që duhet patjetër të veprojnë në interes të të gjithë qytetarëve, t’i adresojnë sfidat kritike dhe të pa precedent me të cilat ballafaqohet shteti, të konsolidojnë zhvillimin ekonomik dhe demokratik, të përforcojnë marrëdhëniet ndëretnike, të sigurojnë zbatimin e plotë të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, të përforcojnë marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore dhe imazhin ndërkombëtar dhe duke bërë këtë, ta sjellin vendin përpara në rrugën EuroAtlantike.

5. Andaj, partitë pajtohen që ta vendosin një “periudhë tranzitore” duke filluar menjëherë dhe duke përfunduar me zgjedhje të lira dhe demokratike në përputhje të plotë me standardet Europiane, deri në fund të prillit të vitit 2016.

6. Gjatë periudhës tranzitore:

• Gjer më 10 qershor, partitë do të pajtohen mbi organizimin e saktë të Qeverisë që do ti pregadis zgjedhjet.

• LSDM do të kthehet në parlament dhe do të udhëheq komisionin e veçantë parlamentar të ngrotur për skandalin e përgjimeve. Komisionet mbi zbulimin dhe ndërhyrjen në komunikime do të udhëhiqen gjithashtu nga LSDM dhe do të fillojnë punë duke shqyrtuar dështimet në mbikqyrjen e funksionimit të shërbimit të Kundërzbulimit shtetëror. Një raport fillestar nga këto komisionet do të përpilohet gjer më Nëntor 2015.

• Me efekt të menjëhershëm, nuk do të ketë publikime të mëtejme të çfarëdo materiali të përgjuar. Pas kthimit të LSDM në Parlament, të gjitha materialet që ka në posedim LSDM-ja ose kush do tjetër, do t’i dorëzohen Prokurorit Publik për veprim të menjëhershëm.

• Në mes të Qershorit dhe fundit të Gushtit 2015, BE do të lehtësohen dialogun ndërpartiak (i hapur për të gjitha partitë e përfaqësuara në Parlament) për të arritur një marrëveshje mbi çështjet e reformave strukturore. Kjo marrëveshje do të

përfshin edhe reformat që duhet të ndërmirrën në fushat e Kapitujve 23 dhe 14, përfaqësim dhe funkcionim i pavarur i organeve relevante shtetërore, liri më të madhe mediatike dhe përputhje të plotë me Opinionet dhe Rekomandimet e Komisionit të Venedikut.

• Partitë pajtohen që t’i zbatojnë të gjitha rekomandimet që do të përpilohen nga Komisioni Evropian në lidhje me çështjet sistematike të sundimit të ligjit. Zbatimi do të shqyrtohet në kontekst të Dialogut Paraqasës të Nivelit të Lartë duke përfshirë të gjitha partitë kryesore politike dhe shoqërinë civile dhe para Raportit për Përparim të Komisionit Evropian në Tetor të vitit 2015.

• Gjer më 31 korrik 2015, përbërja e Komisionit Shtetëror Zgjedhor do të shqyrtohet dhe modifikohet. Gjer më 30 shtator 2015, Komisionit Shtetëror Zgjedhor do t’i ipen kompetenca të shtuara që të sigurojë zgjedhje të lira dhe fer si dhe fushë të barabartë loje për të gjitha partitë. Të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR do të zbatohen, përfshirë edhe shqyrtimin e listës së votuesve në përputhje me një metodologji të re dhe të dakorduar. Para zgjedhjeve të ardhshme, Qeveria do të kërkojë monitorim të përforcuar afatgjatë dhe afatshkurtër nga OSBE/ODIHR.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY