Trupi i Tarik Aziz raportohet se është zhdukur sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit, ku ishte vendosur që në natën e premte, sipas medias vendase.
Badee Aref Ezzat, avokati për familjen Aziz, tha se trupi është “në duart e qeverisë”.
“Qeveria ka qenë në gjendje për të gjetur trupin e një personi të vdekur, të cilin e kanë vjedhur. Por ne ende nuk e dimë se ku saktësisht është trupin dhe çfarë do të ndodhë pas tij”, tha ai.
Ish-Ministri i Sadam Huseinit, vdiq në burg në Irak javën e kaluar, është raportuar i zhdukur, ndërsa ai ishte rrugës për t’u varrosur në Jordani, kishte deklaruar vajza e tij të enjten.
Një zyrtar i kompanisë ajrore jordaneze “Royal”, kishte konfirmuar se fluturimi që ishte menduar të riatdhesojë trupin e Tariq Aziz kishte lënë Bagdadin të enjten pa arkivolin e Tarek Azizit.
Autoritetet jordaneze i tahnë AFP-së se kanë dhënë marrëveshjen e tyre për të varrosur trupin e ish-ministrit të jashtëm irakian, Tarik Aziz, në Jordani, me kërkesë të familjes së tij.
Besniku i Sadam Huseinit deri në rënien e tij në vitin 2003, Tarik Aziz, vdiq të premten në moshën 79 vjeçare në një spital në jug të Irakut.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/