Ushtarët e OKB të përfshirë në të tjerë skandale seksuale në Haiti...

Ushtarët e OKB të përfshirë në të tjerë skandale seksuale në Haiti e Liberi

72
0
Shares

Një projektraport i OKB-së zbulon faktin se paqeruajtësit e Kombeve të Bashkuara në Haiti dhe Liberi kanë dhënë mallra të ndryshëm, në këmbim të marrëdhënieve seksuale.
Dokumenti i Zyrës së Mbikëqyrjes së Shërbimeve të Brendshme tregon se paqeruajtësit kanë përfituar nga qindra gra, të cilat në kushtet e një varfërie të skajshme, kanë kryer marrëdhënie seksuale, në këmbim të bizhuterive, telefonave celularë apo mallrave të tjerë.
Gjatë viteve 2008 – 2013 janë bërë të paktën 480 akuza për shfrytëzime seksuale, një e treta e tyre përfshin fëmijët.
Fenomeni nuk është i panjohur, shkruan Agjencia e Lajmeve Reuters, por ajo që nuk dihej deri tani, ishte përfshirja e misioneve paqeruajtëse.
Agjencia e Lajmeve Associated Press, shkruan se rreth 231 persona në Haiti, që u pyetën, vitin e kaluar kanë treguar se kanë pasur marrëdhënie seksuale me paqeruajtësit, në këmbim të mallrave të ndryshëm. Nëse ushtarët nuk jepnin asgjë në këmbim, atëherë gratë u merrnin kartat identifikuese dhe i kërcënonin se do t’i bënin ato publike.
Agjencitë e lajmeve kanë cituar, reagimin e Departamentit të Operacioneve Paqeruajtëse dhe atij të Mbështetjes në Terren. Këto departamente nuk kundërshtojnë se të tilla raportime mbeten ende një shqetësim, por nënvizojnë se ka një shtim të trupave paqeruajtës këto dhjetë vitet e fundit dhe një ulje të rasteve të shfrytëzimit dhe abuzimit seksual.
Organizata e Kombeve të Bashkuara ka rreth 125 mijë paqeruajtës në disa vende të botës.


Për më shumë mund të lexoni edhe …

/web/Nje_skandali_abuzimi_trondit_OKB_ne_ushtaret_franceze_abuzojne_me_femijet_e_uritur_2900_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY