Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Peqin, babai vrau të birin sepse ai po tentonte të helmonte nënën me fostoksinë

11/06/2015
Peqin, babai vrau të birin sepse ai po tentonte të helmonte nënën me fostoksinë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Dy ditë pas ngjarjes së rëndë, burime pranë grupit hetimor pohuan se konfliktet në familjen Bahja në fshatin Paulesh të Peqinit, kishin nisur rreth tre muaj më parë.
“Djali tentoi të vriste nënën e tij, ndaj e qëllova me pesë plumba pistolete. Ai na kishte kërcënuar vazhdimisht mua dhe bashkëshorten time, duke na thënë se do të vdisnim të tre dhe se asnjëri nuk do të dilte i gjallë nga shtëpia”.
Kështu ka deklaruar në polici 70-vjeçari Ismail Bahja nga fshati Paulesh i rrethit të Peqinit, i cili mbrëmjen e së martës ekzekutoi të birin, 33- vjeçarin Elton Bahja.
Ismail Bahja ka rrëfyer me detaje rrethanat e ngjarjes. Ai ka thënë se ditët e fundit Eltoni ishte indinjuar shumë, pasi kishte kuptuar se motrat e vëllezërit e tij ishin në dijeni se ai keqtrajtonte prindërit. “Mbrëmjen e së martës ai u kthye i dehur në shtëpi dhe na nxori me forcë jashtë. Unë dhe bashkëshortja u trembëm shumë. Por, ai shumë shpejt e hapi derën dhe na futi sërish brenda në banesë. Eltoni kishte vendosur mbi tavolinë disa kokrra fostoksinë. Ai shtriu gruan time në divan dhe duke e goditur tentonte t’i hapte gojën për t’i futur fostoksinën me qëllim që ta helmonte. Unë nisa t’i bërtas dhe t’i them se ajo është gruaja ime, kemi kaluar jetën bashkë, kemi rritur tetë fëmijë, çfarë bën kështu. Por, Eltoni u kthye nga unë dhe më tha se mbas kësaj e ke radhën dhe ti dhe unë. Të tre do të vdesim, asnjë nuk del i gjallë nga kjo shtëpi. Doje t’u tregoje vëllezërve ti, atëherë të tre do të vdesim. Pasi mi tha këto fjalë, nisi të më godiste dhe mua”, u ka deklaruar para bluve 70-vjeçari.
Gjithashtu, plaku ka thënë se në momentin kur i biri po e godiste ka humbur arsyen.
“Në atë moment nuk munda të duroja më, ndaj mora armën që kisha në sirtar dhe e qëllova. Jam penduar shumë që vrava tim bir, por nuk e di se çfarë më ndodhi në ato moment”, është shprehur Ismail Bahja.
Ndërkohë, sipas familjarëve të viktimës, Eltoni kishte filluar t’u bënte presion prindërve që të shisnin tokat që kishin dhe me paratë që do të siguronte të shkonte në Kanada, ku jeton prej vitesh i vëllai. Motrat e 33-vjeçarit kanë pohuar se ai çdo ditë shkonte në gjendje të dehur në shtëpi dhe dhunonte nënën me pretendimin se ata ishin fajtorë që ai nuk mundi të shkojë në Kanada. Mësohet se asnjëri nga prindërit nuk ia kishin bërë me dije dhunën e ushtruar nga djali i tyre shtatë fëmijëve të tjerë. Ismail Bahja duke mos e duruar dot më dhunën që ushtronte djali ndaj tij, por më së shumti ndaj bashkëshortes, pak ditë më parë u kishte kërkuar ndihmë fëmijëve të tjerë që t’i gjenin një psikolog. Dje, katër vëllezërit dhe tri motrat kanë përcjellë në banesën e fundit Elton Bahjan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Rama, kryeministër vetëm për socialistët. Ja çfarë postoi në X

Rama, kryeministër vetëm për socialistët. Ja çfarë postoi në X

26/07/2026
Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

25/07/2026
DHËRMI & EMRI/ I qëlluar me armë dhe i zhdukur, nuk dihet fati i 31 vjeçarit nga Tirana

A shoqërohej polici me të kërkuarin e SPAK në Durrës ndërsa dhunuan një person

25/07/2026
Nëntë të rinj shqiptarë rrihen me njëri-tjetrin, disa përfundojnë në urgjencë

Shiste 300 doza kokainë në javë. Si u kap shqiptari në Cuneo, Itali me 15 mijë euro në xhep

25/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama, kryeministër vetëm për socialistët. Ja çfarë postoi në X

Rama, kryeministër vetëm për socialistët. Ja çfarë postoi në X

26/07/2026
Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

25/07/2026
DHËRMI & EMRI/ I qëlluar me armë dhe i zhdukur, nuk dihet fati i 31 vjeçarit nga Tirana

A shoqërohej polici me të kërkuarin e SPAK në Durrës ndërsa dhunuan një person

25/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.