Gend Deromemaj, miting me Tahirin e PDIU-së, qindra çamë deklarojnë mbështetjen

Gend Deromemaj, miting me Tahirin e PDIU-së, qindra çamë deklarojnë mbështetjen

87
0
Shares

Me qindra çamë, të të gjitha moshave, kanë marrë pjesë në një takim të kandidatit të djathtë në Vlorë, Genc Deromenaj dhe deputetit Dashamir Tahiri. “Ne nuk e kemi luksin e akrobacive politike”, – tha Bukuroshe Isufi, pjesë e listës së këshilltarëve bashkiak. “Për këtë, – tha ajo, – ne mbështesim me këmbëngulje deputetin Dashamir Tahiri.” Ndërsa kërkoi votë për numrin 3 dhe numrin 15. “Shtëpia e çdo çami është aty ku kanë qenë shtëpia e të parëve tanë, te Partia Demokratike”, – tha deputeti Dashamir Tahiri. Ai u kërkoi bashkëkomunitarëve të tij të zbojnë sahanlëpirësit që kërkojnë votë për interesa personale.
“Me konsideroni djalin tuaj, djalin e Çamërisë, dhe më mbështesni!”, – ishte kërkesa e sinqertë e kandidatit Genc Deromemaj ndaj komunitetit cam. Ai tha se u detyrohet atyre dyfish, për shkak të shpërfilljes së madhe dhe mungesës së vëmendjes për zonat ku jetojnë çamët në Vlorë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY