Një stërvitje e përbashkët e forcave detare greke, italiane, shqiptare dhe malazeze është zhvilluar në detin Adriatik dhe synon rritjen e besimit mes ushtrive dhe bashkëpunimin mes vendeve që lagen nga deti Jon dhe Adriatik.
Në stërvitjen “ADRION LIVEX 2015” Forcat Detare Kroate marrin pjesë me anijen “Vukovar”, Forca Detare e Greqisë me anijen “Blessas”, Forca Detare Italiane me anijen “Libra” dhe Forca Detare Malazeze me anijen “Kotor”.
Forca Detare Shqiptare angazhon në këtë stërvitje 4 anijet e klasit “Iliria” dhe një anije të klasit “Era”. Ndërsa Forca Ajrore Shqiptare mbështeti stërvitjen me një helikopter “Cougar”.
Përveç Forcave Detare të rajonit në stërvitje mori pjesë edhe një ekip nga NATO i cili trajnoj dhe stërviti ekipet e bordingut, pjesëmarrëse në stërvitje gjatë fazës stërvitore në tokë, si dhe i vlerësojë ato gjatë fazës stërvitore në det.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/