Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Skema e mashtrimit, Becchetti fatura fiktive për punime të pakryera dhe vjedhje me rimbursimin e TVSH-së

09/06/2015
Skema e mashtrimit, Becchetti fatura fiktive për punime të pakryera dhe vjedhje me rimbursimin e TVSH-së
Share on FacebookShare on Whatsapp

Burime nga prokuroria zbardhin argumentet me të cilat gjykata ka vendosur masën e sigurisë për presidentin e “Agon Channel”, Francesco Beccheti, dhe disa shtetas të tjerë italianë dhe shqiptarë të dyshuar si të përfshirë në pastrim parash dhe evazion fiskal.
Në dokument, grupi hetimor thotë se ka arritur të provojë skemën përmes së cilës, biznesmeni italian ka kryer rreth 770 milionë lekë evazion fiskal në dëm të shtetit. Sipas tyre, në qendër të skemës qëndron hidrocentrali i Kalivaçit dhe dy shoqëri të zotëruara nga Becchetti KGE dhe Energji.
Prokurorët thonë se shoqëria Energji, e zotëruar nga Becchetti, ka blerë punime nga nënkontrakorë të tjerë. Më pas, këto punime ia ka shitur shoqërisë tjetër të Becchettit me emrin KGE, por me çmime dhe sasi të fryra në mënyrë artificiale. Sipas prokurorëve, vlera e punimeve që Energji i shiste KEG-së rritej fiktivisht deri në 23 herë, duke bërë që kompania të rrisë në mënyrë fiktive kreditimin e TVSH-së.
Vetëm në vitin 2009, thonë prokurorët, përmes kësaj skeme, kompania ka kërkuar rimbursim për 45 milionë lekë TVSH. Kjo skemë është përsëritur vit pas viti dhe prokurorët e kanë ilustruar atë me shifrat përkatëse për çdo vit, që nga viti 2007.
Paralelisht, sipas grupit hetimor, një tjetër fakt i provuar që implikon Becchetin dhe kompanitë e tij në mashtrim financiar, është ai i ndërtimit të digës së hidrocentralit. Sipas prokurorëve, kompania ka dorëzuar dokumenta sikur ka ndërtuar një digë në vlerën 3.4 milionë euro. Por, është provuar se kjo digë nuk është ndërtuar kurrë.
Prokurorët kanë zbardhur vit pas viti të gjitha veprimet financiare, që sipas tyre provojnë përfshirjen e Becchettit dhe kompanive të tij në këtë skemë mashtrimi dhe evazioni. Paralelisht, prokuroria rendit dhe një tjetër fakt të dyshimtë, për të cilin dyshon se është zanafilla e pastrimit të parave. Sipas saj, në vitin 2009, dy kompani të Becchettit, KGE dhe Energji, kanë sajuar mes tyre një konflikt, për zgjidhjen e të cilit i janë drejtuar Gjykatës së Arbitrazhit në Tiranë. Sipas prokurorëve, të dyja shoqëritë kanë dorëzuar dokumente të rreme në gjykatë, në të cilat pretendohej se shoqëria Energji kishte kryer punime për favor të shoqërisë KGE, por nuk ishte paguar.
Në bazë të këtyre dokumentave, sipas prokurorëve, të falsifikuara, gjykata ka marrë vendim për të zgjidhur konfliktin duke detyruar shoqërinë KGE që të paguajë për shoqërinë Energji, të dyja të zotëruara nga Becchetti 48 milionë euro.
Sipas grupit hetimor, këto para janë paguar për punime të rreme që nuk u kryen asnjëherë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Zbulimi i madh, një ilaç me injeksion kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret

Zbulimi i madh, një ilaç me injeksion kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret

31/05/2026
Banorët e Zvërnecit dhe Pishë Poros sërish në protestë kundër projektit turistik

Rama paralajmëron konferencë për projektin në Zvërnec: Nuk ka lidhje me të pavërtetat që po qarkullojnë

31/05/2026
E rrallë, kapet më shumë se 1 gr kokainë në Tiranë. Prej vitesh nuk kapet fare

E rrallë, kapet më shumë se 1 gr kokainë në Tiranë. Prej vitesh nuk kapet fare

31/05/2026
KARABURUN/ Jet ski shkeli perimetrin e sigurisë,gjobitet drejtuesi me 500 mijë lekë

KARABURUN/ Jet ski shkeli perimetrin e sigurisë,gjobitet drejtuesi me 500 mijë lekë

31/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Zbulimi i madh, një ilaç me injeksion kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret

Zbulimi i madh, një ilaç me injeksion kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret

31/05/2026
Banorët e Zvërnecit dhe Pishë Poros sërish në protestë kundër projektit turistik

Rama paralajmëron konferencë për projektin në Zvërnec: Nuk ka lidhje me të pavërtetat që po qarkullojnë

31/05/2026
E rrallë, kapet më shumë se 1 gr kokainë në Tiranë. Prej vitesh nuk kapet fare

E rrallë, kapet më shumë se 1 gr kokainë në Tiranë. Prej vitesh nuk kapet fare

31/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.