Pastrimi i parave nga Becchetti, sot Pranvera Gjika dhe Erjona Troplini njihen...

Pastrimi i parave nga Becchetti, sot Pranvera Gjika dhe Erjona Troplini njihen me masën e sigurisë në gjykatë

461
0
Shares

Sot në orën 14:00, Pranvera Gjika, drejtoreshë e filialit në Tiranë të “Veneto Bank” dhe Erjona Troplini administratore e “Cable Sistem” dhe aksionere në shoqërinë mediatike “Agon Channel”, do të paraqiten pranë gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës, për tu njohur me masën e sigurisë ndaj tyre.
Që prej datës 5 qershor, kjo gjykatë ka caktuar masën e sigurisë “arrest ne burg” për shtetaset : 1- Pranvera Gjika, 34 vjeç, banuese në Tiranë, me detyrë Drejtoreshë e filialit të Bankës “Veneto”  në Tiranë, (neni 248 i Kodit Penal).
2- Erjona Troplini, 37 vjeç, banuese në Tiranë , me detyrë administratore e Shoqërisë “Cable System” dhe ortake në Shoqërinë Mediatike “Agon Chanel”, (Neni 287/2 i Kodit Penal).
Pas këtij vendimi, dje, nga ana e Seksionit te Korrupsionit ne Drejtorinë e Tiranës u kryen ekzekutimet e vendimeve penale të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë të datës 05. 06. 2015. Materialet ju referuan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë për nenet 248 i Kodit Penal për shtetasen Pranvera Gjika dhe neni 287/2 i Kodit Penal për shtetasen Erjona Troplini.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY