Gjykata zbut masën e “arrestit në burg”, kthen në shtëpi drejtoreshën e...

Gjykata zbut masën e “arrestit në burg”, kthen në shtëpi drejtoreshën e bankës dhe aksionaren e Becchettit

515
0
Shares

Gjykata e Shkallës së Parë e Tiranës zbut masën e sigurisë për dy të arrestuarat si të implikuara në pastrimin e parave nga Francesco Becchetti. Në seancën e sotme për njohjen me masën e sigurisë, gjykata ka vendosur, “detyrim paraqitje” për Pranvera Gjikën dhe “arrest shtëpie”, për Erjona Troplinin.
Në vendimin e saj, për zbutjen e masës së sigurisë, ka ndikuar fakti, se dy të akuzuarat e arrestuara, Pranvera Gjika dhe Erjona Proplini, janë nëna të fëmijëve të vegjël.
Pranvera Gjika, drejtoreshë e filialit në Tiranë të “Veneto Bank” dhe Erjona Troplini administratore e “Cable Sistem” dhe aksionere në shoqërinë mediatike “Agon Channel”, u paraqitën sot pranë gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës, për tu njohur me masën e sigurisë ndaj tyre.
Që prej datës 5 qershor, kjo gjykatë kishte caktuar masën e sigurisë “arrest ne burg” për të dyja të akuzuarat, Pranvera Gjika, 34 vjeç, banuese në Tiranë, me detyrë Drejtoreshë e filialit të Bankës “Veneto”  në Tiranë dhe Erjona Troplini, 37 vjeç, banuese në Tiranë , me detyrë administratore e Shoqërisë “Cable System” dhe ortake në Shoqërinë Mediatike “Agon Chanel”.
Pas këtij vendimi, dje, nga ana e Seksionit te Korrupsionit ne Drejtorinë e Tiranës u kryen ekzekutimet e vendimeve penale të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë të datës 05. 06. 2015.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY