Mungon Spartak Braho, shtyhet gjykimi i padisë 1 euroshe për shpifje e...

Mungon Spartak Braho, shtyhet gjykimi i padisë 1 euroshe për shpifje e Tom Doshit

70
0
Shares

Pasi ka dalë nga Gjykata e Lartë, Tom Doshi theksoi se nuk do pajtohet me Spartak Brahon. Ndërsa me ironi ai theksoi se i ka kërkuar 1 euro sepse është fukara dhe mos e rëndojë ekonomikisht

Deputeti Tom Doshi është paraqitur sot në Gjykatën e Lartë për padinë ndaj Kreut të Komisionit të Sigurisë Spartak Braho. Seanca gjyqësore është shtyrë për në datën 23 qershor të këtij viti, sepse i padituri Spartak Braho nuk është paraqitur. Mësohet se ai kishte kërkuar shtyrjen e seancës, nëpërmjet një shkrese dërguar gjykatës.
Ndërkohë, pasi ka dalë nga Gjykata e Lartë, Tom Doshi theksoi se nuk do pajtohet me Spartak Brahon. Ndërsa me ironi ai theksoi se i ka kërkuar 1 euro sepse është fukara dhe mos e rëndojë ekonomikisht.
Tom Doshi u paraqit në gjykatë me avokatët Ferid Muçaj dhe Vladimir Meçi. Avokatët e deputeti theksuan se çështja ‘Doshi’ nuk është mbyllur dhe vazhdon të jetë nën hetim.
“Njoftimi i bërë nga mediat për përfitimin e çështjes Doshi është i pa vërtetë. Hetimet nuk kanë përfunduar vazhdojnë ne nuk jemi ende me tërësinë e materialeve të hetimit. Ka një kërkesë në Gjykatën e Lartë mendoj që ka një rrugë të gjatë deri sa të përfundojë kjo çështje”, u shpreh avokati.
Tom Doshi ju përgjigj edhe interesimit të gazetarëve.

Do të pajtoheni… ?
Me monstra nuk pajtohem unë. Ai është monstër.

Ky është një vendim definitiv?
Po kjo është definitive.

Sa i përket fushatës, a po angazhoheni?
Për bashkinë e Vaut të Dejës, po.

Pse keni kërkuar 1 euro?
Ngaqë është fukara thash mos e rëndoj ekonomikisht.


Për më shumë mund të lexoni edhe … 

/web/Ne_Gjykaten_e_Larte_sot_padia_e_Doshit_ndaj_Brahos_per_shpifje_kerkon_1_euro_demshperblim_3213_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY