Gurali Kora, i arrestuari i policisë si një nga autorët e masakrës në Thumanë ka marrë përsipër vrasjen e trefishtë, duke përjashtuar nga krimi djemtë e tij, që vazhdojnë të jenë në kërkim nga policia.
Pak kohë pas arrestimit, ai ka dëshmua në polici, duke pranuar autorësinë për vrasjen, ndonëse sipas policisë në ngjarje kanë marrë pjesë edhe djemtë e tij, pasi ekspertiza ka nxjerrë të shtëna armësh pistolete dhe automatiku.
“Kam qëlluar unë, edhe me pistoletë edhe me automatik. Djemtë e mi nuk kanë qenë atë natë në vendin ku ndodhi krimi”, ka thënë ai, duke shtuar se ata nuk kanë lidhje, por edhe duke sqaruar se nuk ka asnjë ide se ku mund të jenë dhe pse i fshihen policisë.
Po, nuk janë të të njëjtit mendim efektivët e policisë. Sipas tyre, të akuzuar për përfshirjen në ngjarjen e rëndë me tre të varrë dhe një të plagosur, janë edhe tre djemtë e Gurali Koras, Pëllumb, Daniel dhe Besnik Korra.
Arrestimi i Gurali Kores u bë mëngjesin e sotëm në Laç. Ndërkohë policia po vijon kërkimet për kapjen e tre autorëve të tjerë, përgjegjës për ngjarjen e ndodhur disa ditë më parë në Thumanë, ku gjatë një konflikti çasti u vranë 3 veta dhe u plagos një tjetër.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/