Hetimet dhe urdhër ndalimet e organit të akuzës për Francesco Beçheti, nënës së tij Liliana Condomitti, financieres dhe një punonjëseje banke, janë konsideruar nga ish-Kryeprokurori Theodhori Sollaku si shkatërruese dhe të paligjshme.
“Jo më hetime shkatërruese. Urdhër ndalimet e sotme të Prokurorisë së Tiranës janë të paligjshme”, ka komentuar Sollaku, tashmë me cilësinë e avokatit, në emisionin “Pasqyra Elektorale” të Sonila Meços, në TV “Agon Channel”.
Për Sollakun, ky është një sulm shtetëror dhe veprim i nxituar i Prokurorisë.
“Kemi të bëjmë me një veprim të nxituar të Prokurorisë, shteti sulmon Agon Channel pa bazë ligjore”, është shprehur Sollaku.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/