Nga Efektivat e Komisariatit të Policisë Kufitare dhe Migracionit në Rinas u arrestua në përpjekje për të kaluar kufirin shtetasi italian në kërkim ndërkombëtar, Alberto .L. Carruggio, 41 vjec.
Ai banon në Itali, por Gjykata e Lartë Bihor, në Rumani e ka dënuar me 3 vjet e gjysëm burg për kryerjen e veprës penale të “Evasion fiskal dhe pastrim parash”. Personi u dorëzua në ambientet e paraburgimit të drejtorisë së policisë në Tiranë, me qëllim ekstradimi në drejtim të Italisë.





