Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DOSJA/ Dërgohet për gjykim dy transportueset e heroinës, dhe tre bashkëpunëtorët e tyre

06/06/2015
DOSJA/ Dërgohet për gjykim dy transportueset e heroinës, dhe tre bashkëpunëtorët e tyre
Share on FacebookShare on Whatsapp

Prokuroria për Krime të Rënda përfundoi hetimet dhe dërgoi për gjykim 5 persona, mes tyre dy femra të akuzuar për “Trafikim të lëndëve narkotike”, pjese e rrjetit qe merrej me trafikun e heroinës, nga Turqia, në Shqipëri dhe pastaj drejt vendeve të BE-së.
Në dosjen e plotë që prokuroria i ka dërguar gjykatës, sqarohet se rrjeti u zbulua në datën 03. 06. 2014, një prej pjesëtareve të këtij grupi, në rolin e transportueses, u kap në pikën kufitare të Kapshticës me 0.5 kg. kokainë.
Më tej, në vijim të hetimeve, në shkurt 2015 u evidentuan dhe bashkëpunëtorët e tjerë, për të cilët u kërkua nga Prokuroria për Krime të Rënda masat e sigurisë “arrest me burg”, u pranuan nga gjykata dhe u ekzekutuan nga ana e forcave të Policisë së Shtetit.
Në përfundim të hetimeve, Prokuroria dërgon për gjykim shtetasit, Albert Shkëmbi, Kleanthi Agolli, Marsel Morava (për këtë shtetas, është ngritur edhe akuza e “Trafikimit të armëve dhe municioneve”, Manjola Terolli dhe Eleni Xhafa.

Zbulimi dhe arrestimi i rrjetit
Në datë 03. 06. 2014, në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë është arrestuar në flagrancë shtetasja Eleni Xhafa duke transportuar për në Shqipëri sasinë prej 0.5 kg lëndë narkotike heroinë. Një ditë përpara shtetasi Albert Shkëmbi kishte shkuar në Greqi, ku kishte lëndën, ndërsa shtetasit Marsel Morava, Kleanthi Agolli, Manjola Terolli në kontakt të vazhdueshëm telefonik me Albert Shkëmbi kanë siguruar lekët për blerjen e lëndës narkotike. Në mëngjesin e datës 03. 06. 2014, Manjola Terolli ia ka dhënë lekët shtetases Eleni Xhafa dhe e ka nisur për në Selanik Greqi.
Pasi është takuar me shtetasin Albert Shkëmbi ka marrë prej tij sasinë e lëndës narkotike e ka fshehur në trupin e saj dhe ka tentuar ta trafikoje për në Shqipëri.
Gjatë gjithë kësaj periudhë shtetasja Eleni Xhafa ka mbajtur komunikime telefonike me shtetasit Marsel Morava, Kleanthi Agolli, Manjola Terolli për dorëzimin e lëndës narkotike.
Rasti i kapjes në flagrancë së shtetases Eleni Xhafa u dërguan si fillim në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë e cila më pas transferoi aktet në prokurorinë për Krime të Rënda që ndërkohë po hetonte këtë grup kriminal.
Pas hetimeve të plota në muajin shkurt 2015 janë caktuar dhe ekzekutuar masat e arrestit në burg për shtetasit Albert Shkëmbi, Marsel Morava, Kleanthi Agolli dhe Manjola Terolli.

Skema e funksionimit të rrjetit
Nga hetimet ka rezultuar se i pandehuri Albert Shkëmbi zhvillon aktivitet kriminal në fushën e trafikimit të lëndës narkotike të llojit heroinë të cilën e siguron në Turqi, e transporton më pas në Shqipëri nëpërmjet rrugës tokësore dhe e trafikon jashtë Shqipërisë në vendet e Evropës Perëndimore ose e shet në Shqipëri. Në këtë veprimtari kriminale ai bashkëpunonte dhe me te pandehurit  Marsel Morava, Kleanthi Agolli, Manjola Terolli, të cilët e ndihmonin në gjetjen magazinimin dhe shitjen e lëndës narkotike dhe shtetasja Eleni Xhafa në rolin e transportueses.
Kjo veprimtari drejtohet dhe financohet nga i pandehuri Albert Shkëmbi. Ky shtetas, pasi siguron lëndën narkotike në Turqi, e trafikon në Shqipëri nëpërmjet territorit të Maqedonisë ose Greqisë. Cilësia e lëndës, shikohet dhe kontrollohet nga i pandehuri Marsel Morava, i cili bashkëpunon ngushtë me të pandehurin Kleanthi Agolli. Lënda narkotike e siguruar në Turqi, transportohet nga shtetas shqiptarë të ndryshëm, të cilët rekrutohen nga te pandehurit Albert Shkëmbi dhe Marsel Morava. Pasi personat të cilët bien dakord të kryejnë transportimin e lëndës narkotike nga Turqia për në Shqipëri, kundrejt shumave të parave nga 300 euro deri 500 euro, shoqërohen nga shtetasi Albert Shkëmbi dhe Marsel Morava për në Turqi.
Në Turqi, u jepej lënda narkotike instruktohen për mënyrën e lëvizjes, kohën dhe vendin ku do të dorëzojnë lëndën narkotike në Shqipëri. Itinerari i lëvizjes së transportuesve është Turqi- Greqi-Maqedoni-Shqipëri dhe zakonisht lënda fshihet në trup të personave transportues. Më pas ai shet brenda territorit të Shqipërisë ose e trafikon jashtë saj. 

 

Dërgohen për gjykim

1. Albert Shkëmbi
2. Kleanthi Agolli
3. Marsel Morava
4. Manjola Terolli
5. Eleni Xhafa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DETAJET/ Policia, në Sarandë edhe një i plagosur, Tabaku qëlloi mbi pronarin e karburantit

DETAJET/ Policia, në Sarandë edhe një i plagosur, Tabaku qëlloi mbi pronarin e karburantit

08/05/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

LAJMI I FUNDIT/ Mbetet pa jetë me një plumb pronari i karburantit në Sarandë, emri

07/05/2026
EMRAT/ 3 arrestime për dhunën ndaj oficerëve të BKH  në Fier

FUSHË-KRUJË/ Qëllohen me thika dy vëllezër në Nikël

07/05/2026
6 propozimet gjermane për zgjerimin e BE. Ballkanit Perëndimor u detyrohemi rezultate

6 propozimet gjermane për zgjerimin e BE. Ballkanit Perëndimor u detyrohemi rezultate

07/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Policia, në Sarandë edhe një i plagosur, Tabaku qëlloi mbi pronarin e karburantit

DETAJET/ Policia, në Sarandë edhe një i plagosur, Tabaku qëlloi mbi pronarin e karburantit

08/05/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

LAJMI I FUNDIT/ Mbetet pa jetë me një plumb pronari i karburantit në Sarandë, emri

07/05/2026
EMRAT/ 3 arrestime për dhunën ndaj oficerëve të BKH  në Fier

FUSHË-KRUJË/ Qëllohen me thika dy vëllezër në Nikël

07/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.