Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Gjurma” në kompjuter “tradhtoi” gjyqtarin Rasim Doda

05/06/2015
“Gjurma” në kompjuter “tradhtoi” gjyqtarin Rasim Doda
Share on FacebookShare on Whatsapp

Pas arrestimit të gjyqtarit të Shkallës së Parë të Sarandës, Rasim Doda, zbardhen dhe mësohen rrethanat që çuan në akuzën dhe prangosjen e tij.
Nga hetimi i deritanishëm i Prokurorisë për Krime të Rënda, i cili është regjistruar në datën 21. 04. 2015, mësohet se janë krijuar dyshime të arsyeshme se gjyqtari Rasim Doda, në një çështje civile, ka kontaktuar me njërën prej palëve një ditë para dhënies së një vendimi civil që po e gjykonte ai dhe, në këmbim të vendimit në favor të kësaj pale, dyshohet se i ka kërkuar një shumë të konsiderueshme parash.
“Madje, për ta bërë më të besueshëm faktin se vendimi do të ishte në favor të kësaj pale, gjyqtari, një ditë para seancës përfundimtare, i ka vënë në dispozicion palës dispozitivin e vendimit, i cili do të ishte në favor të tij. Pala e kontaktuar nga gjyqtari ka kuptuar shumën që kërkonte gjyqtari për dhënien e këtij vendimi dhe i ka deklaruar se nuk mund të paguante shumën që i kërkohej”, sqaron prokuroria.
Pas këtij diskutimi, gjyqtari dhe personi që përfaqësonte njërën palë janë ndarë, pasi diskutimi ishte bërë gjatë një takimi rastësor në mbrëmjen e së dielës, datë 19. 04. 2015.
Të nesërmen, ditën e vendimit, pra të hënën datë 20. 05. 2015, gjyqtari Rasim Doda ka shpallur vendimin, duke i dhënë të drejtë palës tjetër, pra jo personit të kontaktuar një ditë më parë.
Për të provuar pretendimet e kallëzuesit, pra personi që nuk kishte pranuar të jepte shumën e kërkuar, Prokuroria për Krime të Rënda urdhëroi ekspertimin e kompjuterit të gjyqtarit Rasim Doda.
Sipas aktit të ekspertimit teknik-kompjuterik është konkluduar se: Në njësinë kompjuterike të sekuestruar gjyqtarit Rasim Doda, nga të dhënat e fshira, u rikuperua një dokument i tipit Microsoft Word, ku pjesa e fundit e tij është identike me dokumentin objekt ekspertimi (fleta format A 4 me përmbajtje dispozitivin në favor të kallëzuesit).
Në këto kushte, nga ana e Prokurorisë për Krime të Rënda është krijuar dyshimi i arsyeshëm, i bazuar në prova, se gjyqtari ka konsumuar elementët e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarit…” dhe ka nxjerrë urdhrin e ndalimit në datën 05. 06. 2015, i cili është ekzekutuar brenda të njëjtës datë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 29/ Protestuesi Kola: Rama duhet të shkojë në burg, t’i konfiskohet pasuria

DITA 29/ Protestuesi Kola: Rama duhet të shkojë në burg, t’i konfiskohet pasuria

28/06/2026
AURON TARE/ Banjat e Benjës midis Harese dhe rrënimit të natyrës shqiptare

AURON TARE/ Banjat e Benjës midis Harese dhe rrënimit të natyrës shqiptare

28/06/2026
Tërmeti nuk lë mangut as burgun e Shën Kollit, transferohen të dënuarit

7 vjet me pallatin e shembur nga tërmeti në mes të Tiranës. Rama publikon letrën por nuk u jep përgjigje

28/06/2026
Rama reagon për herë të parë për përplasjen me Spiropalin: Ishte spektakolare dhe e pabesueshme

‘Albanian files’, Rama mohon të jetë autor i librit, jep shpjegime për letrën e Reinier de Graaf 

28/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 29/ Protestuesi Kola: Rama duhet të shkojë në burg, t’i konfiskohet pasuria

DITA 29/ Protestuesi Kola: Rama duhet të shkojë në burg, t’i konfiskohet pasuria

28/06/2026
AURON TARE/ Banjat e Benjës midis Harese dhe rrënimit të natyrës shqiptare

AURON TARE/ Banjat e Benjës midis Harese dhe rrënimit të natyrës shqiptare

28/06/2026
Tërmeti nuk lë mangut as burgun e Shën Kollit, transferohen të dënuarit

7 vjet me pallatin e shembur nga tërmeti në mes të Tiranës. Rama publikon letrën por nuk u jep përgjigje

28/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.