Qendra e Kavajës si Waterloja, lokalet shohin kalimtarët që hana fara

Qendra e Kavajës si Waterloja, lokalet shohin kalimtarët që hana fara

80
0
Shares

Akademiku Artan Fuga ka postuar në “Facebook”, një reagim të “politikanit të terrenit”, siç e quan ai, Asllan Koldashit.
“Asllan Koldashi, politikan i terrenit, më shkruan për qendra qytetesh të pasura me banorë të varfër që hanë fara”, shkruan Artan Fuga, duke postuar edhe reagimin e plotë të Koldashit.
“Mjafton të vizitosh qendrën e Kavajës dhe arrin të kuptosh se në çfarë epoke jetojmë, cili është pushteti lokal dhe pse nuk kemi demokraci lokale. Në vend që të zhbllokoheshin kanalet kulluese dhe fshatari t’i kthehej punës, u harxhuan miliona euro për qendrën e qytetit që duket si Waterloja mbas betejës së Napoleonit. Kriza ka bërë qe qindra lokale të bojatisura në stil barok të shohin kalimtarët që hanë fara, në pamundësi për të pirë një kafe apo birrë”, shkruan Asllan Koldashi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY