Prokuroria Publike kërkoi nga Gjykata Themelore dënim me 5 vjet burg për liderin e LSDM-së Zaev për veprën mitmarrje.Nga Gjykata Themelore konfirmuan se kanë pranuar propozimin dhe i njëjti është caktuar tek gjykatësi kompetent për vlerësim të lëndës.
Gjykata Penale ka konfirmuar se Zaev akuzohet për mitmarrje, pasi që lideri i LSDM-së si kryetar i komunës së Strumicës ka kërkuar 200 mijë euro bakshish për të kryer një proces për privatizimin e një toke shtetërore.
Kjo është aktakuza e dytë e ngritur kundër Zaevit, pas asaj lidhur me aferën e përgjimeve apo rasti i ashtuquajtur “Puç” ku ai akuzohet për spiunim dhe rrezikim të rendit kushtetues dhe sekreteve shtetërore.
Zaev ka të drejtë në ankesë kundër kërkesës së prokurorisë. Padinë ndaj Zaevit e ngriti MPB-ja para fillimit të publikimit të bombave. Zaev tha se ky është rasti i vetëm në botë ku akuzohet ndokush për mitmarrje, ku në fakt nuk ekzistojnë paratë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/