Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Gruaja e mësuesit të Divjakës: Po e ka bërë Demiri, të dënohet dhe të na lërë të qetë

04/06/2015
Gruaja e mësuesit të Divjakës: Po e ka bërë Demiri, të dënohet dhe të na lërë të qetë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Bashkëshortja e Demir Hoxhës është anëtari i familjes së tij që duket më e tronditura nga abuzimi seksual për të cilin akuzohet i shoqi. Mes ngashërimeve, ajo ka arritur të thotë vetëm pak fjalë për gazetën “Shqip”, duke i bërë apel Demirit që të thotë të vërtetën.
“Nuk kam ç’të them! Nuk dal dot as jashtë në oborr. Më vjen turp nga ç’po dëgjoj! Nëse Demiri e ka bërë diçka të tillë, ta pranojë e të ma thotë në sy! Nëse e ka bërë, të dënohet sa e meriton dhe të më lërë të kujdesem vetë për fëmijët. Nëse është i pastër dhe nuk ka gisht në gjithë këtë histori, duhet të zbardhet e vërteta sa më shpejt”, është shprehur ajo.
Ndërkohë, dy djemtë e Demirit, Redjani, 26 vjeç dhe Oldjani 19 vjeç, duken të hutuar nga situata e krijuar.
Me sy të përlotur ata deklarojnë se nuk kanë pasur kurrë probleme dhe konflikte me familjen e vajzës, madje, shtojnë se babai i tyre, jo rrallëherë kishte pirë kafe me babanë e vajzës, çka tregonte për marrëdhëniet e mira që ekzistonin midis tyre.
“Të thuash që është e vërtetë apo dhe të duash ta mendosh në një moment, qoftë edhe për një person që nuk e njeh fare, mjaft që të dish moshën 62 vjeç, është jashtë çdo logjike. Unë nuk e besoj kurrë se im atë e ka bërë një gjë të tillë. Unë e njoh babanë tim dhe nuk e di pse duhej të stisej e gjitha kjo. Vetëm po ta dëgjoj nga goja e tij do ta besoj. Kërkojmë drejtësi, kërkojmë që kjo çështje të zbardhet sa më parë”, është shprehur Redjani, një nga djemtë e Demir Hoxhës.
Edhe kunati i të arrestuarit, Xhevdet Llapushi, e ka cilësuar si të pabesueshme atë ç’kanë dëgjuar.
“Është një ngjarje që na ka shokuar të gjithëve, jo vetëm ne të afërmve të tij, por të gjithë opinionin që e ka dëgjuar këtë ngjarje të paprecedentë. Është absurde dhe as që mund ta imagjinosh që një veprim të tillë ta ketë kryer Demiri”, ka pohuar Xhevdeti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DIBËR/ 6000 euro për person të kalojë kufirin, 15 masa sigurie për personat e përfshirë në trafik

Vrasja në Roskovec, autori qëlloi edhe ish-vjehrrën

24/07/2026
VIDEO/ Policia jep detajet e plagosjes në Durrës, pamje nga vendi i ngjarjes

FIER/ I merr jetën ish-vjehrrit, merr peng ish-bashkëshorten

24/07/2026
Durrës/ Aksidentoi fëmijën, pranga 62-vjeçarit

VLORË/ 17-vjeçari plagoset nga një skaf

23/07/2026
Lamallari tregon në Kuvend substancat dhe kimikatet që u hodhën mbi protestuesit

Një protestues në gjendje të rëndë

23/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DIBËR/ 6000 euro për person të kalojë kufirin, 15 masa sigurie për personat e përfshirë në trafik

Vrasja në Roskovec, autori qëlloi edhe ish-vjehrrën

24/07/2026
VIDEO/ Policia jep detajet e plagosjes në Durrës, pamje nga vendi i ngjarjes

FIER/ I merr jetën ish-vjehrrit, merr peng ish-bashkëshorten

24/07/2026
Durrës/ Aksidentoi fëmijën, pranga 62-vjeçarit

VLORË/ 17-vjeçari plagoset nga një skaf

23/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.