Ekonomia botërore rritje më të ngadaltë nga parashikimi gjatë vitit 2016

Ekonomia botërore rritje më të ngadaltë nga parashikimi gjatë vitit 2016

46
0
Shares

Ekonomia botërore do të rritet më ngadalë se sa pritej këtë vit dhe do të përmirësohet në vitin 2016, në se do të ketë investime. Ky është parashikimi më i fundit i Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim  Ekonomik me seli në Paris. Raporti u publikua të mërkurën në kryeqytetin francez

Në raportin më të fundit për ekonominë botërore,  Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik parashikon këtë vit rritje ekonomike për Kinën dhe ngadalësim të ekonomisë amerikane, krahasuar me vitin 2014.
Organizata e uli parashikimin për rritjen ekonomike të Kinës, në 6,8 për qind këtë vit,  krahasuar me vitin e kaluar, që ishte 7.4. 
Ekonomia amerikane pritet të rritet me vetëm 2 për qind, pra më pak se vitin e kaluar, kur u rrit me 2,4 për qind.
Organizata po ashtu uli parashikimin e rritjes ekonomike për ekonomi të tjera të mëdha, si Japonia dhe Kanadaja. Duke paraqitur raportin më të fundit dy-vjeçar, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik,  Angel Gurria, tha se procesi i rimëkëmbjes nga kriza më e rëndë ekonomike në disa dekada ka qenë i ngadaltë.
“Disa vite me pak investime dhe me pak konsum, e kanë ngadalësuar rritjen e mundshme ekonomike, që ka pakësuar perspektivën e investimeve nga kompanitë dhe atë të punësimit për qytetarët tanë.”
Organizata përfaqëson shumë nga vendet më të pasura të botës dhe perspektiva e saj për disa rajone ishte në rritje. Rritja ekonomike në Eurozonë pritet të shtohet paksa, me 1,4 për qind këtë vit, pjesërisht në saje të politikave monetare të Bankës Qendrore Evropiane.
Por Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, po ashtu i bëri thirrje rajonit t’i kapërcejë mosmarrëveshjet lidhur me pagesat e borxhit të Greqisë, që kanë ngritur shqetësime. 
Mesazhi kryesor i raportit ishte nevoja për më shumë investime. Në se kjo ndodh, thotë Angel Gurria, ka për të fuqizuar rritjen ekonomike në rreth 4 për qind në vitin 2016 duke shënuar daljen përfundimtare nga kriza eknomike e vitit 2008:
“Në se ka investime, do ketë edhe rritje ekonomike.  … Dhe kjo, sa për t’iu ju dhënë një ide për dëmin e shkaktuar nga kriza, do ta çojë ekonominë botërore në rritje konstante. Ne do ta arrijmë rritjen prej 4 për qind të ekonomisë botërore vetëm 8 vjet pas krizës.  I tillë është dëmi dhe përmasat e sfidave që kemi.”
Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, po ashtu parashikon se vitin e ardhshëm do të bjerë niveli i papunësisë, por zoti
Gurria thotë se 40 milionë njerëz kanë për të qenë të papunë, 7 milionë më tepër se sa para krizës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY