Edhe në Tiranë sipas IPR Marketing do të fitojë e majta. Votat ndahen në këtë raport, kandidati i djathtë, Halim Kosova merr 33,5%, kandidati i majtë, Erion Veliaj 50%, Bojaxhiu 11%, Sazan Guri 3%. Aleanca e majtë merr 63 % dhe koalicioni i djathtë 35.5%.
Edhe në Tiranë sipas sondazhit në fjalë është rritur lavdia e Metës. Tek Meta kanë besim rreth 47% dhe Edi rama 59%. Lulzim Basha gëzon besim më pak se në Durrës me 28 %
Të pyetur se si mendojnë ata lidhur me fituesin e zgjedhjeve lokale, përgjigjet janë: 54 % do i fitoje e majta dhe 16.3 % mendojnë se do fitojë e djathta. Kjo shifer nuk ka të bëjë me votën por thjesht është perceptimi i qytetarëve për fitoren në zgjedhje.
Sipas IPR Marketing, rezultatet në Durrës priten të jenë:Grida Duma 46% dhe Vangjush Dako 54%. Aleanca e majtë merr 58% ndersa koalicioni i djathtë 40%
Qytetarët kanë më shumë besim për drejtuesit e së majtës.
Në Elbasan, sipas sondazhit koalicioni i majtë merr 63%, ndërsa koalicioni i djathtë 37%, Qazim Sejdini, kandidat i së majtës, me 66%, ndërsa Ardian Turku, kandidat i së djathtës, do të votohej me 34%, PD merr 27%. Të pavendosurit janë 17%. FRD nuk merr më shumë se 1%.
IPR marketing është i vetmi sondazh që po zhvillohet në vend për zgjedhjet lokale. Duke u nisur nga disa shifra të publikuara sonte, marzhi i ndryshimit të votave nga korelacioni llogjik është shumë i madh çfarë hedh hije dyshimi në korrektësinë e sondazhit. Mjafton shifra e besimit për Metën që të hamendësohesh për të marrë seriozisht shifrat e tjera. Ai është njeriu që siguron më shumë besim pas Edi Ramës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/