Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Vrasja e trefishtë te Shkencat, italiani pranon pjesëmarrjen, mohon të ketë qëlluar për të vrarë

02/06/2015
Vrasja e trefishtë te Shkencat, italiani pranon pjesëmarrjen, mohon të ketë qëlluar për të vrarë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Salvatore Lettizia, i dyshuar si pjesë e familjes mafioze “Camorra” në Itali dhe arrestuar për masakrën te Shkencat e Natyrës me pasojë tre viktima, ka pranuar para hetuesve se ka qenë në vendin e ngjarjes, duke ndihmuar Besnik Sulkun, për të marrë gjakun e të vëllait, Durimit që ishte vrarë në Holandë, por nuk ka qëlluar në drejtim të Mentor Doçit (Lufit).
Në median e shkruar, publikohen sot detaje nga dëshmia që Salvatore Lettizia ka dhënë në praninë e një avokati kryesisht, pak orë pasi është shoqëruar si i dyshuar për ekzekutimin e trefishtë të ndodhur pasditen e 27 majit 2015, në bulevardin “Zogu I”, ku viktima mbetën Mentor Doçi (Lufi), Gerti Goxhaj dhe Besnik Sulku.
“Me Besnik dhe Durim Sulkun kam njohje shumë të hershme. Pas vrasjes së Durimit në Holandë, Besniku më kërkoi ta ndihmoja që të merrte hak për vëllanë e vrarë”, ka shpjeguar Lettizia.
Ai ka rrëfyer me detaje zanafillën e njohjes me dy vëllezërit, “vizitat” e tij të shpeshta në Shqipëri, problemet që ka pasur në vendin e tij, si dhe ka shpjeguar masakrën e 27 majit. Por, ai ka mohuar të ketë qëlluar direkt mbi Mentor Doçin (Lufin), fakt që pritet të vërtetohet pasi prokurori i Krimeve të Rënda, Gentian Trenova, të ketë në duar ekspertizën e tri predhave të gjetura në trupat e tre viktimave.
“E kemi ndjekur Mentorin dhe menjëherë sapo është ngjitur në makinë dhe ka nisur lëvizja i jemi afruar për ta qëlluar. Besniku qëlloi në drejtim të tij. Mua më përplasi një makinë dhe për momentin rashë. Kur u ngrita, pashë dikë që po ndiqte Besnikun dhe teksa largohesha me vrap, kam qëlluar në ajër”, ka shpjeguar Lettizia.
Mandej ai ka thënë se për të humbur gjurmët nga policia ka hedhur armën në një shkurre pranë hotelit dhe ka shpresuar se do të mund të largohej, por është ndaluar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Projekti i PD për territorin, zbulohet formula, nga 90 në 110 bashki

Projekti i PD për territorin, zbulohet formula, nga 90 në 110 bashki

23/07/2026
11 protestues në spital, 4 tek toksikologjia

11 protestues në spital, 4 tek toksikologjia

23/07/2026
Lamallari tregon në Kuvend substancat dhe kimikatet që u hodhën mbi protestuesit

Lamallari tregon në Kuvend substancat dhe kimikatet që u hodhën mbi protestuesit

23/07/2026
Policia, ujë me piper ndaj protestuesve, lëndohet një vajzë

Policia, ujë me piper ndaj protestuesve, lëndohet një vajzë

23/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Projekti i PD për territorin, zbulohet formula, nga 90 në 110 bashki

Projekti i PD për territorin, zbulohet formula, nga 90 në 110 bashki

23/07/2026
11 protestues në spital, 4 tek toksikologjia

11 protestues në spital, 4 tek toksikologjia

23/07/2026
Lamallari tregon në Kuvend substancat dhe kimikatet që u hodhën mbi protestuesit

Lamallari tregon në Kuvend substancat dhe kimikatet që u hodhën mbi protestuesit

23/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.