SKANDAL/ Arta Dade fushatë brenda shkollave në Ersekë. SMS-ja që Edi Rama...

SKANDAL/ Arta Dade fushatë brenda shkollave në Ersekë. SMS-ja që Edi Rama u dërgonte arsimtarëve para zgjedhjeve të 2013

182
0
Shares

Një skandal është denoncuar në rrjetet sociale, ku deputetja e PS-së Arta Dade është fotografuar duke bërë fushatë në një shkollë, të pretenduar në Ersekë.
Bashkë me denoncimin e këtij skandali, në rrjetet sociale është postuar edhe një SMS, që Edi Rama ua adresonte mësuesve dhe drejtorëve të shkollave, gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve të qershorit të vitit 2013. Sipas kësaj SMS-je, Edi Rama ju kërkonte atyre të mos shfrytëzonin shkollat dhe presionet ndaj mësuesve e nxënësve për fushatë, sepse do të ndëshkohen…


SMS-ja që Edi Rama, ua adresonte drejtorëve dhe mësuesve para zgjedhjeve të 23 qershorit 2013
“Përshendetje! Si drejtues në arsim, të bëj apel të respektosh Kushtetutën dhe ligjin. Vënia e shkollës në shërbim të fushatës apo presioni politik mbi mësuesit e nxënësit është shpërdorim detyre dhe ndëshkohet ligjërisht. Në emër të opozitës unë ju bëj këtë apel duke shpresuar në kontributin tënd për të mbajtur shkollën brenda korrnizës ligjore dhe jashtë fushatës elektorale. Ne garantojmë transparencë për ccdo cenim të lirisë së mësuesve e nxënësve të ketij vendi. Në 24 Qershor ata që ju kërkojnë të shkelni ligjin nuk do të jenë më. Ne do të respektojme ligjin, si në ndëshkimin e këtyre fenomeneve ashtu dhe në ruajtjen e vendit të punës për ccdo drejtor dhe mësues që kryen me integritet ligjor dhe profesional detyrën e evet fisnike. Sinqerisht, Edi Rama”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY