Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Vrasja e trefishtë te Shkencat, Salvatore Lettizia në një muaj e gjysmë kishte hyrë 5 herë në Shqipëri

29/05/2015
Vrasja e trefishtë te Shkencat, Salvatore Lettizia në një muaj e gjysmë kishte hyrë 5 herë në Shqipëri
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga data 9 prill deri në datën 27 maj, italiani Salvatore Lettizia ka hyrë në Shqipëri gjithsej 5 herë. Ai ka përdorur gjithmonë aeroportin e Rinasit dhe kryesisht është nisur nga Roma.
Vetëm një herë ai ka udhëtuar nga Brukseli, në datën 15 maj. Sistemi TIMS ka regjistruar të gjitha lëvizjet e 34-vjeçarit me origjinë nga Napoli.
Lettizia ka hyrë në Shqipëri në datën 9 prill dhe ka qëndruar vetëm dy ditë. Është rikthyer në vendin tonë në datën 17 prill dhe është larguar një javë më pas.
Por pasi ka qëndruar 6 ditë në vendin e tij, ka udhëtuar sërish për në Tiranë dhe ka zbritur në Rinas në 30 prill.
Në 3 maj ai është larguar po nga aeroporti “Nënë Tereza”, por këtë radhë ka udhëtuar drejt kryeqytetit Slloven, Lubjanë.
Është rikthyer në Tiranë në datën 15 maj me një fluturim nga Torino dhe ka dalë në datën 20 të këtij muaji.
Salvatore Lettizia do kthehej në Tiranë në datën 27 maj, ditën e masakrës në bulevardin “Zogu i Parë” ku mbetën të vdekur tre persona.
Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila po heton çështjen, ende nuk e ka të qartë se përse Lettizia udhëtonte kaq shpesh drejt vendit tonë.
Ajo që kanë mundur të faktojnë hetuesit, është njohja e 34-vjeçarit italian me Besnik Sulkun, një nga viktimat e masakrës.
Do të këqyren kamerat e sigurisë së aeroportit të Rinasit për të parë se nga kush është pritur Letizia.
Mediat italiane e kanë identifikuar italianin Salvatore Lettizia si një vrasës me pagesë, anëtar i grupeve mafioze të Comorrës që ka aktivitetin e saj në zonën e Kazertës.
Sipas gazetës “Corriere Della Sera”, 34-vjeçari Letizia, konsiderohet nga autoritetet si “vrasës profesionist” dhe se sipas saj, është paguar nga një grup kriminal në Shqipëri, për të eleminuar një kundërshtar në trafikun e drogës, si Mentor Lufi.
Gazeta italiane nënvizon se Letizias i është gjetur me vete fotografia e personit që duhet të eleminonte, si dhe arma e përdorur prej tij.
“Il Mattino”, një tjetër e përditshme, shkruan se vetëm dy ditë më pas policia shqiptare ka mundur të hedhë dritë mbi rolin e Lettizias në ngjarje, pasi ka komunikuar edhe me autoritet italiane për të shkuarën e tij.
Ndërsa “Il Casertano”, gazeta e vendlindjes së Lettizias, pasi bën një përshkrim të asaj që ka ndodhur në Tiranë, pasditen e së mërkurës, shkruan për lidhjet e tij me klanin “Piccolo di Marcianise”.
Po kjo gazetë, sjell në vëmendje arrestimin e tij në 11 shkurt të vitit 2007, për armëmbajtje pa leje, duke nënvizuar se në momentin e ndalimit, ai mbante të veshur jelek antiplumb.
Ndaj Lettizias ka pasur edhe një atentat në vitin 2001, ku ka mbetur i plagosur në këmbë, por ka humbur jetën një shok i tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Humb jetën gazetari Enrik Mehmeti, ngjarja në bregdetin e Vlorës

Pikëpyetje mbi momentet e fundit të gazetarit Enrik Mehmeti

21/07/2026
DITA 52/ Avancojnë kërkesat: “Arrestoni Ramën”

DITA 52/ Avancojnë kërkesat: “Arrestoni Ramën”

21/07/2026
Këlliçi: Të anulohet koncesioni i Milot–Balldren, pronari i kompanisë fituese, pjesë e ‘Aruba’-s

Këlliçi: Të anulohet koncesioni i Milot–Balldren, pronari i kompanisë fituese, pjesë e ‘Aruba’-s

21/07/2026
Burnham bën njoftimin e parë të madh si kryeministër, heq TVSH-në nga faturat e energjisë

Burnham bën njoftimin e parë të madh si kryeministër, heq TVSH-në nga faturat e energjisë

21/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Humb jetën gazetari Enrik Mehmeti, ngjarja në bregdetin e Vlorës

Pikëpyetje mbi momentet e fundit të gazetarit Enrik Mehmeti

21/07/2026
DITA 52/ Avancojnë kërkesat: “Arrestoni Ramën”

DITA 52/ Avancojnë kërkesat: “Arrestoni Ramën”

21/07/2026
Këlliçi: Të anulohet koncesioni i Milot–Balldren, pronari i kompanisë fituese, pjesë e ‘Aruba’-s

Këlliçi: Të anulohet koncesioni i Milot–Balldren, pronari i kompanisë fituese, pjesë e ‘Aruba’-s

21/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.