Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Sot finalja e Kupës Kukësi – Laçi, Tirana tifo për Kukësin me shpresën e Europës

29/05/2015
Sot finalja e Kupës Kukësi – Laçi, Tirana tifo për Kukësin me shpresën e Europës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kukësi dhe Laçi do të ndeshen sot në mbrëmje në stadiumin “Qemal Stafa” të kryeqytetit në kuadër të finales së Kupës së Shqipërisë.
Verilindorët në turin gjysmëfinale eliminuan Skënderbeun dhe sot shpresojnë të ngrejnë trofeun e parë të historisë së tyre futbollistike.
Ndryshe ndodh te Laçi, që e ka fituar njëherë këtë trofe dhe kërkon ta ripërsërisë triumfin. Kurbinasit në gjysmëfinale kaluan mes shumë polemikash Tiranën dhe tashmë bardhezinjtë kërkojnë që përmes Kupës së Shqipërisë të prekin kupat e Europës.
Të njëjtën gjë shpreson edhe Tirana. E renditur në vendin e katërt, skuadra kryeqytetase shpreson në triumfin e Kukësit në finalen e Kupës së Shqipërisë me qëllim që të jetë ajo skuadra e katërt që do të marrë pjesë në kompeticionet europiane, pasi verilindorët do të kualifikoheshin në Europë si fituese e Kupës, duke lënë një vend bosh në kampionat, çka do të bënte që sezoni i Tiranës të mos përfundonte me dështim total.
Këto ditë është parë dhe një bashkëpunim mes tifozerive të Tiranës dhe Kukësit, një binjakëzim, siç e kanë cilësuar disa prej tifozëve të Kukësit.
Finalja e Kupës së Shqipërisë 2015 FK Kukësi – Laçi ka ngjallur mjaft interes ndër sportdashësit dhe tifozët jo vetëm të dy qyteteve, por edhe më gjerë. Takimi do te nise në orën 20.00. Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar çmimet e biletave për këtë ndeshje.
FSHF bën të ditur se ka organizuar disa pika shitjeje, respektivisht në biletarinë përballë Pallatit të Kulturës ne qytetin e Laçit dhe në biletarinë pranë stadiumit “Qemal Stafa” në Tiranë. FSHF lajmëron se për tifozerinë e Kukësit janë rezervuar Tribunat B, D1 dhe C, ndërsa për tifozerinë e Laçit janë rezervuar tribunat A, D3 dhe E.


Çmimet e biletave
Tribunat A dhe B
– 1.000 lekë,
Tribunat D1 + D3 – 300 lekë
Tribunat C + E – 200 lekë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Ina Zhupa risjell denoncimet për stadiumin Arena Kombëtare: Drejtësia do vihet në vend një ditë!

Ina Zhupa risjell denoncimet për stadiumin Arena Kombëtare: Drejtësia do vihet në vend një ditë!

02/05/2026
Rezoluta e IDU: Integrimi në BE, korrupsioni dhe krimi po bllokojnë Shqipërinë

Rezoluta e IDU: Integrimi në BE, korrupsioni dhe krimi po bllokojnë Shqipërinë

02/05/2026
Video-skandal në burgun e sigurisë së lartë, të dënuarit shfaqen në festë në qeli, emrat

Video-skandal në burgun e sigurisë së lartë, të dënuarit shfaqen në festë në qeli, emrat

02/05/2026
FOTOLAJM/ Spiropali dhe Gjiknuri, takim në kafe ‘ditën e punëtorëve’

FOTOLAJM/ Spiropali dhe Gjiknuri, takim në kafe ‘ditën e punëtorëve’

01/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ina Zhupa risjell denoncimet për stadiumin Arena Kombëtare: Drejtësia do vihet në vend një ditë!

Ina Zhupa risjell denoncimet për stadiumin Arena Kombëtare: Drejtësia do vihet në vend një ditë!

02/05/2026
Rezoluta e IDU: Integrimi në BE, korrupsioni dhe krimi po bllokojnë Shqipërinë

Rezoluta e IDU: Integrimi në BE, korrupsioni dhe krimi po bllokojnë Shqipërinë

02/05/2026
Video-skandal në burgun e sigurisë së lartë, të dënuarit shfaqen në festë në qeli, emrat

Video-skandal në burgun e sigurisë së lartë, të dënuarit shfaqen në festë në qeli, emrat

02/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.