Radio Televizioni Shqiptar ka shpallur konkursin për Drejtor të Përgjithshëm.
Njoftimi që shoqëron shpalljen e konkursit ka si kritere, shtetësinë shqiptarë/e, arsimin e lartë, tw jetw intelektual me veprimtari krijuese publike, të ketë përvojë pune 5-vjeçare në media ose administrim publik, të ketë aftësi drejtuese e menaxhuese, si edhe, të ketë ide të qarta menaxhuese të një radiotelevizioni publik.
Pranimi i kërkesave të kandidatëve fillon në 1 qershor dhe përfundon në 10 qershor të këtij viti.
Kandidatët duhet të dorëzojnë në një zarf, një Curriculum Vitae, si edhe një Platformë me idetë për RTSH, strukturën, programore dhe organizative të sistemit të RTSH-së dhe planin e menaxhimit për veprimtarinë prodhuese dhe financiare të këtij institucioni.
Njoftimi ka edhe disa kufizime, për ata që nuk lejohen të kandidojnë, kryesisht persona me aktivitet politik, etj.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/