Horoskopi 29 maj/ Yjet thonë për JU

Horoskopi 29 maj/ Yjet thonë për JU

63
0
Shares

Dashi
Një person i afërt me ju do të përpiqet t’ju manipulojë, por kjo nuk nënkupton se ata do t’jua hedhin. Mos bini pre e lojës së tyre. Ruani qetësinë dhe bëni zgjedhjen e duhur. Refuzoni kërkesat e dyshimta që do t’ju ofrohen sot.

Demi
Jeni të paqartë me ndjenjat që keni. Në një çast ndiheni të ekzaltuar dhe në tjetrin shumë të pafuqishëm emocionalisht. Shfrytëzojini miqtë për të arritur një mirëqenie shpirtërore që do t’ju shërbejë si ju, ashtu edhe atyre.

Binjakët
Për ju çdo gjë është acaruese dhe me intriga brenda. Hiqni dorë nga ky mendim jo i mirë dhe shiheni botën më pozitivisht. Nëse besoni në ndryshim, atëherë ai do të ndodhë. Gjeni zgjidhjen e problemeve tuaja dhe jo shkakun.

Gaforrja
Urrejtja nuk do t’ju çojë askund, ndaj bëjeni të qartë në mendjen tuaj se duhet të zgjidhni të kuptoheni në vend që të qëndroni larg gjërave që ju mërzisin. Dëgjimi aktiv është ai për të cilin keni nevojë.

Luani
Kjo nuk do të jetë një ditë e mërzitshme. Në fakt do të jetë e mbushur me aventura dhe ngjarje interesante. Pjesa më e bukur është se nuk do të jeni të vetëm në veprimet që do të kryeni. Nëse dikush kërkon t’ju bashkohet, pranoni menjëherë.

Virgjëresha
Për 24 orët e ardhshme, çdo gjë që do t’ju ndodhë do ta ketë një kuptim të thellë, të cilin duhet ta gjeni vetë. Paralajmëroni disa persona që mund të jenë duke ndërmarrë një hap të gabuar. Ju pëlqen të jeni altruist ndaj, bëni “punën” tuaj.

Peshorja
Jeni ekspert në leximin e mendjes së të tjerëve. E dini sesi do të veprojnë përpara se ata të ndërmarrin ndonjë hap. Dini të lexoni tonin e tyre të zërit dhe lëvizjen e syve. Kjo aftësi do t’ju nevojitet shumë sot.

Akrepi
E quani veten mjeshtër të gjykimit të karakterit të dikujt. Për momentin talentet tuaja nuk janë shumëfunksionale. Për një çast jeni të sigurt për dikë dhe në çastin tjetër nuk jeni të qartë nëse e njihni siç duhet apo jo. Qëndroni të fortë!

Shigjetari
Nuk keni humorin e duhur për t’u marrë me të tjerët, ndaj gjëja më e mirë për t’u bërë është të kaloni kohë me veten. Mos u bëni nostalgjikë, thjesht shijoni kohën duke menduar ato që vërtiten në mendjen tuaj prej kohësh.

Bricjapi
Keni qenë gjithnjë në gjendje të buzëqeshni dhe të mendoni gjëra të bukura për botën. Kështu do të ndiheni edhe në këto çaste, pasi po kërkoni të ndani gjërat e bukura që keni brenda. Mos ofendoni askënd dhe duajini ata që keni pranë.

Ujori
Sot po ndiheni shumë të përzemërt dhe bujarë me miqtë tuaj. Pavarësisht nëse kanë nevojë, ju do kërkoni t’i ofroni sa më shumë. Ndonëse kjo dëshirë nuk ju kap shpesh, sigurohuni t’i përfshini të gjithë në bamirësinë tuaj.

Peshqit
Keni nevojë për pushime për shkak se po punoni vazhdimisht si fizikisht ashtu edhe emocionalisht. Tani, keni mundësinë të largoheni dhe të gjeni prehjen që meritoni. Mos u shqetësoni nëse jeni të shoqëruar apo jo.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY