Greqi, rritja e TVSH-së kërcënon uljen e numrit të turistëve

Greqi, rritja e TVSH-së kërcënon uljen e numrit të turistëve

222
0
Shares

Turizimi duhet të kontribuojë që Greqia të dalë sa më parë nga kriza, por njoftimet për rritjen e TVSH-së për industrinë e turizimit po shkaktojnë shqetësime

Në vitin 2014 në Greqi kanë kaluar pushimet e tyre aq shumë turistë sa kurrë më parë, 24 milionë. Ky numër rekord solli 50.000 vende të reja pune në sektorin e turizmit në Greqi dhe i dha vendit pas gjashtë vitesh të njëpasnjëshme recesioni një rritje ekonomike. Përveç kësaj turizimi bëri që Greqia të ishte në gjendje për të arritur një tepricë në bilancin e saj aktual, për herë të parë që nga viti 1948. Për vitin 2015, grekët shpresojnë për një rekord të ri prej 25 milionësh. Shumë sipërmarrje turistike gjermane po zhvillojnë bisedime për të dërguar turistë në Greqi.
Por mosmarrëveshjet për kreditë mund të ndikojnë negativisht në numrin e tursitëve, mendon Andreas Andreadis, shef i Shoqatës së Turzimit Grek SETE. Ai thotë se në krahasim me fillimin e vitit vihet re një rënie e rezervimeve nga Gjermania në masën 2 %, për shkak tä mungesës së stabilitetit ekonomik. Gjithësesi në radhët e turistëve britanikë Greqia vazhdon të kryesojë, falë kursit të favorshëm të këmbimit të paundit britanik me euron.


Pakënaqësi për ngritjen e TVSH-së

gr2Shqetësim po shkaktojnë edhe njoftimet për rritjen e TVSH-së për industrinë e turizimit. Thuhet se këtë e kërkojnë kreditorët ndërkombëtarë në mënyrë që Greqia të mbyllë vrimat e saj në buxhet. Edhe më tepër situata ndërlikohet, sepse sipas njoftimeve të gazetës “Ta Nea” disa ishuj që nuk janë destinacione të preferuara si Leros apo Ikaria janë klasifikuar si destinacione luksoze dhe aty do të ketë ngritje të TVSH, kurse për Kofuzin kozpolit nuk parashikohet një gjë e tillë.
Andreas Andreadis mendon se turizimi duhet të kontribuojë që vendi të dalë sa më parë nga kriza, por ai thotë që TVSH-ja në Greqi nuk duhet të jetë më e lartë se taksa të tilla në vendet konkurrente në fushën e turizimit si Italia, Spanja apo Franca.
“Në këto vende TVSH për turizimin është 10 %, kurse në Turqi dhe Qipro edhe më e ulët, për të mos folur për Ishujt Kanare ku nuk ka fare TVSH për turizimin”, thotë Andreas Andreadis.
Sipas tij në rast se TVSH-ja do të ngrihet në 13-14 % prej saj do të jenë të prekura jo vetëm hotelet luksoze, por edhe hotelet e vegjël dhe të mesëm. Rritja e taksave në vitin 2011 çoi në falimentimin e 6.500 sipërmarrjeve të voglave në fushën e turizmit, dhe punën e humbën reth 40.000 vetë, shkruan kryetari i shoqatës Thanassis Papanikolaou në gazetën “Kathimerini”.


Grexit do të ishte një “goditje e rëndë”

gr35 qershori, afati mes kreditorëve dhe Greqisë në lidhje me borxhet, pritet me tension edhe nga industria e turizimit, thotë Andreas Andreadis, sepse Greqia duhet të paguajë një transhë prej rreth 300 milionë eurosh për FMN-në. Në rast se nuk arrihet marrëveshje me kreditorët do të ishte katastrofë jo vetëm për Greqinë, mendon Andreadis.
Grexit-i, dalja e Greqisë nga eurozona dhe rikthimi i dhrahmisë, do të ishte një goditje e madhe për ne, mendon Andreas Andreadis, dhe jo ndihmë për daljen e Greqisë nga kriza. Ai mendon se duke pasur euron Greqia mund të konkurrojë me vendet e tjera jo përmes çmimit, por përmes cilësisë dhe se nuk ka kuptim të ngrihen “geto për turistë” në një vend që ndryshe është i varfër, mendon shefu i Shoqatës së Turzimit Grek, SETE.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY