FOTO/ OSBE dhe Ambasada Gjermane nxisin debatin për komunizmin në Shqipëri

FOTO/ OSBE dhe Ambasada Gjermane nxisin debatin për komunizmin në Shqipëri

77
0
Shares

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, me financim nga qeveria gjermane, ka nisur një projekt për nxitjen e një diskutimi të gjerë publik rreth të shkuarës komuniste në Shqipëri.
Veprimtaritë e projektit do të nisin me një sondazh në shkallë vendi për të matur njohuritë e publikut, perceptimet dhe pritshmëritë e tij për diskutimet rreth të shkuarës komuniste në Shqipëri. Rezultatet e sondazhit priten të ofrojnë një panoramë të qartë të nivelit të njohurive të segmenteve të ndryshme të shoqërisë rreth të shkuarës, si dhe një thellim drejt shpresave dhe shqetësimeve në trajtimin e trashëgimisë të regjimit të mëparshëm.
Gjithashtu, rezultatet e sondazhit do të ofrojnë një bazë të qëndrueshme për nisma të mëvonshme në këtë fushë. Paralelisht, Prezenca e OSBE-së, në bashkëpunim me organizata të ndryshme të shoqërisë civile, do të organizojë takime nëpër shkolla të mesme dhe në komunitet.
da2Nxënësit dhe qytetarët e tjerë do të diskutojnë mënyrat për të trajtuar të shkuarën, pasi të kenë parë filma dhe dokumentarë me temë shkeljet e të drejtave të njeriut gjatë regjimit komunist. Një debat i madh televiziv do të organizohet në fund të vitit.
“Gjatë muajve të fundit, ka pasur një vrull të ri për nisma që trajtojnë shkeljet e të drejtave të njeriut gjatë regjimit të mëparshëm komunist në Shqipëri. Ne po fillojmë këtë projekt sepse besojmë se ka nevojë për dialog kombëtar gjithëpërfshirës rreth qëllimeve dhe pritshmërive të shoqërisë në përgjithësi, rreth nismave të ndryshme që janë propozuar për të trajtuar këtë histori të vështirë”, tha Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Florian Raunig.
da3Ambasadori gjerman, Hellmut Hoffmann, tha se, “jam i lumtur që kemi mundësinë të mbështesim Prezencën e OSBE-së në Shqipëri në këtë nismë të rëndësishme dhe dua ta falënderoj për angazhimin e saj. Nga përvoja jonë, ne e dimë se përballja më të shkuarën e vështirë nuk është një detyrë e thjeshtë, por ne dimë gjithashtu se, nëse bëhet në mënyrë të frytshme, kjo mund t’i shërbejë njerëzve dhe shoqërisë në tërësi. Sidoqoftë, çdo rast është i veçantë – prandaj, ndërsa ne jemi të lumtur që mund të japim mbështetjen tonë, u takon vetë shqiptarëve të vendosin saktësisht se si dëshirojnë ta trajtojnë këtë detyrë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY