Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa dhe ai i Maqedonisë, Nikola Gruevski kanë diskutuar për herë të parë ëpr ngjarjet e fundit në Kumanovë. Diskutimi i tyre u bë gjatë një takimi të zhvilluar kokë më kokë pas fjalës së mbajtur në Forumin Ekonomik të Vjenës.
Takimi u zhvillua në ambientet e Pallatit të Kongreseve. Fokus i bisedës mes dy kryeministrave ishin ngjarjet në Kumanovë.
“Diskutuam për çështjen e Kumanovës. Ne kemi kërkuar hetim ndërkombëtar. Të bashkëpunojmë për të parandaluar ngjarje të tilla. Për hetimin të zbatohen kriteret ndërkombëtare. Hetimi ndërkombëtar do të jetë neutral dhe i dobishëm për Maqedoninë”, u shpreh Mustafa pas takimit.
Ditët e fundit ka pasur tensione mes Kosovës dhe Maqedonisë, lidhur me viktimat e Kumanovës, të cilat më së shumti ishin shtetas kosovarë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/