Kompleksi tek diga, gjykata bllokon punimet, debat në Parlament: I kujt...

Kompleksi tek diga, gjykata bllokon punimet, debat në Parlament: I kujt është kompleksi

164
0
Shares

Gjykata Administrative e Apelit ka vendosur të vijojë bllokimin e punimeve të kompleksit të banimit në afërsi të digës së liqenit artificial të Tiranës. Bllokimi ishte paditur nga firma ndërtuese “Gener 2”, pasi INUK i kishte ndaluar ato edhe pse të pajisura me lejen përkatëse.
Vendimi është marrë nga gjyqtarët Alkelina Gazidedja, Lindita Sanaj dhe Artur Malaj.
Bllokimi i punimeve tek diga ka ngjallur debat në Parlament. Deputeti socialist Taulant Balla akuzoi Berishën se ishte i lidhur ne biznes me kompaninë ndërtuese pasi kishte zyrat dhe shtepine në një prej ndërtesave të kësaj kompanie. Më tej ai tha se edhe Shkelzeni ishte i përfshirë në bizneset e Gener.
Berisha tha se kjo nuk është e vërtetë dhe për të gjitha shpifjet Balla është dërguar në gjyq. “Lidhur me Shkelzenin ke marrë disa ndëshkime në gjyqe, je shpallur si shpifës profesionist. Nuk ka asnjë lidhje me atë kompani, nuk ka pasur biznes me të”, shpjegoi Berisha. Po ashtu ai deklaroi se kane qene njerezit e Balles dhe biznesi i tij qe moren peng gazetaret ne Librazhd.Me pas, serish e mori fjalen Balla, duke thene qe Shkelzeni te coje kalin ne Suedi.
Ndërtimi mes kompleksit Dinamo dhe digës ka shkatuar vazhdimisht debate në Tiranë. Kompania e ka marrë lejen e parë dhe aprovimin e projektit nga bashkia e Tiranës kur drejtohej nga Edi Rama. Më pas ky projekt ka ndryshuar duke kufizuar sipërfaqen ndërtuese në favor të gjelbërimit por ka hasur në kundërshtimin e shoqatave të mjedisit dhe më pas edhe të qeverisë e cila nëpërmjet INUK bllokoi punimet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY