Kolegji Zgjedhor rrëzon Lefteri Luzin, në Kurbin dy kandidatë për bashkinë

Kolegji Zgjedhor rrëzon Lefteri Luzin, në Kurbin dy kandidatë për bashkinë

85
0
Shares

Kolegji Zgjedhor ka pranuar sot kërkesën e PD-së, duke shfuqizuar vendim e para pak ditëve të KQZ-së dhe ka lejaur regjistrimin e kandidatit të kësaj partie në Kurbin, Ilir Pjetraj.
Përfaqësuesit ligjorë të PD-së ankimuan vendimin e KQZ-së në Kolegjin Zgjedhor dhe tashmë konfirmohet se në Kurbin do të ketë dy kandidatë. Me këtë vendim Kolegji Zgjedhor detyron KQZ-në të regjistrojë Ilir Pjetrajn si kandidat të Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet për Bashkinë e Kurbinit.
Më se një javë më parë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pranoi kërkesën e PS-së dhe vendos çregjistrimin e kandidatit të PD-së Ilir Pjetraj për kryetar bashkie në Kurbin. Ilir Pjetraj është vëllai i deputetit demokrat Mhill Fufi dhe u regjistrua si kandidat, pas dorëheqjes së Altin Bibës.
Vendimi u mor me 4 vota pro për të shpallur të paligjshëm vendimin e KZAZ-së. Pro çregjistrimit ishte dhe kryetarja e KQZ-së Lefterie Luzi.
Sot ishte Kolegji Zgjedhor që rrëzoi prishjen e balancës normale, nga devijimi, rrjedha, e votës së kryetares së KQZ-së.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY