Çfarë i thanë banorët e Burrelit, Lulzim Bashës

Çfarë i thanë banorët e Burrelit, Lulzim Bashës

69
0
Shares

Kryetari i PD Lulzim Basha ka pyetur sot banorët e Burrelit qytet që drejtohet nga socialistët nëse në këtë bashki jetohet më mirë, ka më shumë vende pune. Përgjigjja nga banorët ka qenë se në këto dy vite kur bashkia dhe qeveria janë të majta mjerimi dhe varfëria ka kaluar çdo kufi.
Banor: Për 25 mijë lekë e di që ka hjek ministria e Tiranës dhe unë drejtohem vetë i katërti me 11 mijë lekë. Kam 7 vjet që jam i paralizuar, 72 mijë lekë do të marr ilaçe çdo dy muaj.
Banor: Një pjesë nuk kanë bukë me hangër brenda dhe i shoh nëpër kazana. Nëpër kazana sot në demokraci është situatë shumë e rëndë.
Banor: Jam një votues i majtë, na kanë hap zyra pune thone, kam dy vjet që nuk e bëj një orë punë. Si do të jetojmë ne? Si do t’i paguajmë këto?
Lulzim Basha: Çfarë të thonë kur shkon tek Zyra e Punës?
Banor: S’ka punë.
Banor: Premtuan uljen e energjisë elektrike, jo vetëm që nuk është ulur por i kanë mbyt njerëzit me gjoba. Premtuan rritjen e ndihmës ekonomike, nuk kanë marrë ndihmë ekonomike i kanë heq njerëzit nga skema e ndihmës ekonomike. Njerëzit janë pa bukë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY