Qeveria ka miratuar sot një vendim që shton miliona lekë në fondin e partive politike për zgjedhjet vendore ndërkohë që vë në dispozicion të KQZ një fond tjetër shtesë. Ja vendimi:
1. Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në buxhetin e miratuar për vitin 2015, t’i shtohet fondi prej 138 000 000 (njëqind e tridhjetë e tetë milionë) lekësh, fond i nevojshëm për organizimin e zgjedhjeve vendore të datës 21 qershor 2015.
2. Partive politike, në programin “Mbështetje për partitë politike”, t’u shtohet fondi prej prej 65 000 000 (gjashtëdhjetë e pesë milionë) lekësh. Ky fond u shpërndahet partive politike, të regjistruara si subjekte zgjedhore, nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zgjedhjet vendore të vitit 2015.
3. Efekti financiar prej 203 000 000 (dyqind e tre milionë) lekësh, i parashikuar në pikat 1 dhe 2, të këtij vendimi, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2015.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/