Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rimbursimi fiktiv i ilaçeve, 4 farmaci nën hetim për 550 milionë lekë abuzim

25/05/2015
Rimbursimi fiktiv i ilaçeve, 4 farmaci nën hetim për 550 milionë lekë abuzim
Share on FacebookShare on Whatsapp

Prokuroria e Tiranës nis hetimin për 4 farmaci fiktive, të cilat me anë të recetave të rimbursueshme, që dyshohet se janë falsifikuar kanë përfituar rreth 550 milion lekë.
Mësohet se kallëzimi është dorëzuar vetëm pak ditë më parë, pasi Fondi i Sigurimeve të Kujdesit të Detyrueshëm Shëndetësor ka rimbursuar të gjitha këto receta, që mendohet se janë falsifikuar.
Burimet thonë se nga verifikimi paraprak, dyshohet se recetat e rimbursuara janë lëshuar vetëm nga këto 4 farmaci, të cilat nuk ekzistojnë dhe nuk janë të regjistruar në asnjë nga institucionet shtetërore.
Recetat e rimbursuara, sipas akuzës, janë firmosur nga më shumë se 80 mjek të ndryshëm të familjes në qendrën shëndetësore. Mësohet se çdo recetë ka emër konkret të pacientit, moshën dhe diagnozën për të cilën kërkohet marrja e ilaçit, që në të shumtën e rasteve janë mjekime për sëmundjet kancerogjene.
Vlera e këtyre ilaçeve të rimbursuara, sipas hetuesve, kap shifrën nga 350 deri 800 mijë lekë e që në total kap shifrën e rreth 550 milion lekëve.
Ky abuzim i rimbursimit tashmë, sipas burimeve nga Prokuroria e Përgjithshëm ka ndodhur gjatë periudhës nëntor 2014 deri në prill të 2015, kur edhe është konstatuar abuzimi.
Hetuesit thonë se referuar materialit kallëzues, thuajse të gjithë mjekët e pyetur, emrat dhe vulat e të cilëve ndodhen në recetë kanë mohuar se kanë lëshuar receta të tilla, për këtë fakt ka lindur dyshimi se po abuzohet me këto receta të rimbursimit.
Sipas prokurorisë e cila tashmë ka nisur hetimet do të pyetën të gjithë mjekët, emrat e të cilëve ndodhen në këto receta.
Burimet thanë se po punohet edhe në aspektin administrative për të verifikuar kush janë personat pas këtyre 4 farmacive fiktive. Për hetuesit ajo që do të arrije të provoje dhe identifikoje personat, janë kamerat e sigurisë së bankave ku të dyshuarit kanë tërhequr parat e rimbursimeve nga Fondi i Sigurimeve të Kujdesit të Detyrueshëm Shëndetësor.
Sipas akuzës, është kërkuar nga bankat e nivelit të dytë, të identifikojnë personat në emër të cilëve janë hapur llogarit bankare ku Fondi i Sigurimeve të Kujdesit të Detyrueshëm Shëndetësor i ka rimbursuar dhe personat e tërheqjes së këtyre parave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Gjykata franceze lë në burg Ermal Beqirin deri në esktradim

Gjykata franceze lë në burg Ermal Beqirin deri në esktradim

29/07/2026
DITA 60/ Protestuesit i bëjnë thirrje SPAK: Arrestoni Ramën!

DITA 60/ Protestuesit i bëjnë thirrje SPAK: Arrestoni Ramën!

29/07/2026
A u shpall në kërkim ndërkombëtar Ermal Beqiri

A u shpall në kërkim ndërkombëtar Ermal Beqiri

29/07/2026
Rama gënjen për rrugën në Zvernec, gazetarja britanike ia përplas faktin

Rama gënjen për rrugën në Zvernec, gazetarja britanike ia përplas faktin

29/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Gjykata franceze lë në burg Ermal Beqirin deri në esktradim

Gjykata franceze lë në burg Ermal Beqirin deri në esktradim

29/07/2026
DITA 60/ Protestuesit i bëjnë thirrje SPAK: Arrestoni Ramën!

DITA 60/ Protestuesit i bëjnë thirrje SPAK: Arrestoni Ramën!

29/07/2026
A u shpall në kërkim ndërkombëtar Ermal Beqiri

A u shpall në kërkim ndërkombëtar Ermal Beqiri

29/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.