Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç do të vizitojë Tiranën më 27 dhe 28 maj. Lajmi konfirmohet zyrtarisht nga Kryeministria, ndërsa mësohet se ai do të marrë pjesë në forumin ekonomik.
Pritja e Vuçiç do të bëhet në ambientet e Pallatit të Brigadave.
Në forumin ekonomik do të jenë të pranishëm kryeministrat e Kosovës, Malit të Zi, Bosnjës, ndërkohë që pritet konfirmimi i kryeministrit të Kroacisë.
Lajmin për vizitën e kryeministrit Vuçiç në Tiranë e ka publikuar më herët edhe gazeta serbe “Danas”, duke iu referuar burimeve nga kabineti i kryeministrit serb, por edhe kabineti i kryeministrit Edi Rama.
Por lajmin e ka konfirmuar edhe vetë kryeministri Vuçiç, duke thënë se kjo i kontribuon thellimit të bashkëpunimit në rajon, paqes dhe stabilitetit, raportojnë mediat serbe. Këtë ai e ka thënë në një konferencë të përbashkët me kryetarin e Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës, Boris Zvizdiç, i pyetur nëse dhe kur do të udhëtojë në Tiranë, tha se kjo vizitë do të bëhet për të mos u përsëritur rastet si ai i Kumanovës.
Kjo do të jetë vizita e parë zyrtare e një kryeministri serb në Shqipëri.
Kryeministri Vuçiç pritet të mbërrijë në Tiranë rreth orës 11:30 të datës 27 maj në Tiranë.
Menjëherë pas mbërritjes kryeministri serb do të pritet nga homologu i tij shqiptar, Kryemnistri Edi Rama.
Pas takimit dy palësh, të dy kryeministrat pritet që të dalin në një konferencë të përbashkët për mediat.
Pritet që Vuçiç të zhvillojë takime edhe me presidentin e Republikës, kreun e Kuvendit dhe kryetarin e bashkisë së Tiranës.
Në datë 28 maj, kryeministri Vuçiç do të jetë sërisht në Tiranë ku do të marrë pjesë në “Vienna Economic Forum” që do të mbahet në vendin tonë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/