Idrizi, sherr me Dulen në mbrëmje: Dorëheqja, prapambetje politike

Idrizi, sherr me Dulen në mbrëmje: Dorëheqja, prapambetje politike

55
0
Shares

Kryetari i Partisë për Drejtësi, integrim dhe Unitet, zoti Shpëtim Idrizi, ndërkohë edhe nënkryetar i Parlamentit e ka konsideruar akt që reflekton ndjenjë urrejtje, atavizmi, përjashtimi, prapambetje politike, sjellje që nuk kanë vend në Europën e qytetëruar, dorëheqjen e Vangjel Dules. “Ky largim ishte tërësisht i papritur dhe nuk ishte kurrfarë kushti për emërimin e zotit idrizi. Shqiptarët e Çamërisë, të cilët zoti Idrizi përfaqëson, gjithmonë kanë bashkëjetuar me popullin grek, qoftë brenda kufijve aktualë të Shqipërisë, qoftë jashtë tyre. Zoti Dule që do duhej ta vlerësonte detyrën e lartë që i kishte besuar populli shumicë në Republikën e Shqipërisë gaboi me largimin duke vënë në diskutim statusin e tij. Nëse Vangjel Dule është grek etnik në territorin e Shqipërisë siç thotë, ai s’kishte arsye pse të largohej nga shtëpia politike, që e ka ndrruar në mënyrë fluide vazhdimisht. Nëse ai është mik, ai s’mund t’I imponojë të zotit të shtëpisë rregullat e bashkëjetesës brenda një shtëpie ku ka statusin e mikut”, përfundon reagimi i Shpëtim Idrizit.

memoriali i camve

Pak më parë Idrizi postoi në fb një status lidhur me largimine Dules nga kryesia duke e konsideruar atë Zervist. “Pa dashje ky Zerv-ist i koheve moderne ka nxjerr ne pah ate, qe i vlon ne mendje dhe zemer, urrejtjen gjaksore ndaj shqiptarve te camerise, duke shpresuar qe historia ta ndale turravrapin e vet ketu e 70 vjet me pare, dhe viktima te vazhdoje te mbetet viktime, ndersa agresori te vazhdoje te mbetet agresor e fitimtar i se keqes. Ne inkoshiencen e tij, Vangjel Zerva, shpreson qe shovinizmi i huaj te kete me shume vlere dhe te perndjeki e te nenshtroje shqiptaret autoktone, duke harruar qe vendi i Shqiperise eshte perkrah popujve te zhvilluar qe respektojne cdo qenie njerzore si te barabarte ne dinjitet, cdo individ pa dallim feje, rrace, origjine a bindje politike, shkak per te cilin, Dulja ishte ne ate karrige edhe sot…”

 

..

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY