“Ndërtime në kodra bëjnë vetëm barbarët, dhe leje për ndërtime në kodër japin vetëm barbarët”, u shpreh kryeministri Edi Rama sot në një takim elektoral në Rrashbull të Durrësit.
Shtëpia e tij në Surrel, prej vitesh objekt diskutimesh e denoncimesh, është një shembull i një shtëpie të ndërtuar në kodër.
Problemi dhe pyetja në këtë rast është se “kush është barbari që i dha leje në kodër për shtëpi Edi Ramës në Surrel?”.
Fshati Surrel i përket komunës së Dajtit, dhe kryetar i kësaj komune është Kujtim Qefalia, që i bie të jetë edhe barbari, që i ka dhënë lejen Edi Ramës për të ndërtuar në kodër.
Etiketimin “barbar”, Edi Rama e përdori sot ndërsa shpërndau leje legalizimi falas për banorët e Rrashbullit.
Në këtë takim ai kërkoi edhe votën për mazhorancën në zgjedhjet vendore të 21 qershorit 2015.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/