Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Viti 2014, 35 për qind më shumë krime, u rritën krimet e drogës dhe pastrimi i parave

20/05/2015
Viti 2014, 35 për qind më shumë krime, u rritën krimet e drogës dhe pastrimi i parave
Share on FacebookShare on Whatsapp

“Krahasuar me vitin 2010, në vitin 2014 veprat, si: krimet e drogës dhe krimet për pastrimin e produkteve kanë pësuar rritje të ndjeshme, përkatësisht me rreth dyfish më shumë krime të evidentuara për drogën dhe rreth 4 herë më shumë krime për pastrimin e produkteve”

Gjatë vitit 2014 janë regjistruar rreth 35 për qind më shumë krime krahasuar me vitin 2013. Sipas raportit të INSTAT-it, në vitin 2014 janë evidentuar në total 26 910 krime, ku rënie kanë pësuar vetëm krimet ndaj personit.
“Krahasuar me vitin 2010, në vitin 2014 veprat, si: krimet e drogës dhe krimet për pastrimin e produkteve kanë pësuar rritje të ndjeshme, përkatësisht me rreth dyfish më shumë krime të evidentuara për drogën dhe rreth 4 herë më shumë krime për pastrimin e produkteve”, thuhet në raportin e INSTAT-it, të publikuar vetëm pak ditë më parë.
Për vitin e kaluar kemi edhe një rritje të numrit të raportimeve të dhunës në familje, ku për çdo vit numrin më të madh të personave të dhunuar e zënë femrat.
“Të dhënat për dhunën në familje ndër vite na tregojnë për një rritje të numrit të raportimeve të dhunës në familje. Në vitin 2014 kemi 4.121 raportime të dhunës në familje, rreth 36 për qind më shumë krahasuar me vitin 2010. Për secilin vit përqindjen më të madhe të të dhunuarve e zënë femrat e dhunuara. Në vitin 2014, femrat zënë 75 për qind të totalit të personave të dhunuar”, citohet në raport.
Veç kësaj, sipas të dhënave të INSTAT, krahasuar me vitin 2010, për vitin e kaluar kemi 86 për qind më shumë femra të dhunuara, ndërsa të miturit zënë vetëm 5,2 për qind të totalit të dhunimeve. Raporti flet edhe për numrin e të burgosurve, duke theksuar se vitin e kaluar numëroheshin 5.453 të burgosur, ndërsa në vitin 2010 numëroheshin 4.603, duke shënuar kështu një rritje prej 18,5 për qind.
“Numri më i lartë i të burgosurve shënohet për veprat vjedhje, vrasje dhe për krimet e drogës. Përqindjen më të madhe të të burgosurve e zënë personat e dënuar për vjedhje me 27.3 për qind”, citohet në raport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Aurel Bylykbashi emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

Aurel Bylykbashi emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

13/03/2026
SKANDALOZE/ Rama nxjerr nga konferenca e shtypit gazetaren Ambrozia Meta. Ndalohet konferenca 5 minuta

SKANDALOZE/ Rama nxjerr nga konferenca e shtypit gazetaren Ambrozia Meta. Ndalohet konferenca 5 minuta

13/03/2026
“Procesi intengrimit europian të Shqipërisë ndihmohet duke qenë të vërtetë”

Bardhi: Vizita e ambasadores amerikane nga Athina lidhet me dy investime strategjike të bllokuara

13/03/2026
DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Zjarr në një banesë në Tiranë, humb jetën një 72-vjeçar

12/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Aurel Bylykbashi emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

Aurel Bylykbashi emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

13/03/2026
SKANDALOZE/ Rama nxjerr nga konferenca e shtypit gazetaren Ambrozia Meta. Ndalohet konferenca 5 minuta

SKANDALOZE/ Rama nxjerr nga konferenca e shtypit gazetaren Ambrozia Meta. Ndalohet konferenca 5 minuta

13/03/2026
“Procesi intengrimit europian të Shqipërisë ndihmohet duke qenë të vërtetë”

Bardhi: Vizita e ambasadores amerikane nga Athina lidhet me dy investime strategjike të bllokuara

13/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.