Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Testimi, 30 kandidatë në garë për 4 vende vakante për prokurorë

20/05/2015
Testimi, 30 kandidatë në garë për 4 vende vakante për prokurorë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Rreth 30 kandidatë për 4 vende vakante për prokurorë në disa rrethe gjyqësore janë pjesë e testimit që po zhvillohet sot me procedurën e re me dy faza; Faza e parë është testimi teorik para Komisionit përkatës të Testimit, i përbërë nga prokurorë me përvojë dhe pedagog në Shkollën e Magjistraturës. Ndërsa faza e dytë është seancë dëgjimore para Këshillit të Prokurorisë për kandidatët që marrin pikët e mjaftueshme në testin teorik.
“Kjo procedurë, synon që prokurorët e ardhshëm të jenë persona me aftësi të larta profesionale dhe personale, për të qenë në lartësinë e nevojshme për të zhvilluar hetime të plota, si edhe për të prezantuar denjësisht Prokurorinë para gjykatës dhe në raport me të tretët”, u shpreh Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, në fjalën e tij përshëndetëse para fillimit të testimit të sotëm për vendet vakante në Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore Sarandë, Gjirokastër, Vlorë dhe Fier.
Më tej, Llalla vuri në dukje rëndësinë e përzgjedhjes së kandidatëve më të mirë për të qenë prokurorët e së ardhmes, duke rikujtuar se ky pozicion ka një rëndësi shumë të madhe në jetën publike të vendit.
adriatik lllalla, testim prokuror 1Kandidati kualifikohet për të vijuar procedurën konkurruese nëse, në përfundim të testimit me shkrim, ka marrë minimumi 45 pikë.
Pas testimit teorik, kandidatët e kualifikuar në fazën e parë zhvillojnë një seancë dëgjimore para Këshillit të Prokurorisë, ku kjo strukturë siguron informacion mbi përvojat e kandidatëve, përvojat e punës dhe objektivat e tyre.
Në procedurën e mëparshme, kandidatët për prokurorë paraqiteshin para Këshillit të Prokurorisë, i cili jepte vlerësimin e tij në bazë të dosjes personale dhe përvojës së punës.
Ndërsa formati i ri i rekrutimit të prokurorëve synon të forcojë rregullat dhe normat për afrimin e personave që përmbushin më së miri kërkesat ligjore dhe normat e nevojshme etike për këtë funksion.

Fazat e testimit
– Me shkrim, i cili administrohet nga Komisioni i Testimit dhe;
– Seanca dëgjimore nën administrimin e Këshillit të Prokurorisë.

Vlerësimi i testimit
– Vlerësimi i testimit (me shkrim dhe seancë dëgjimore) është maksimumi 100 pikë
– Vlerësimi për testimin me shkrim është maksimumi 75 pikë
– Vlerësimi për seancën dëgjimore është maksimumi 25 pikë

Tezat e testimit me shkrim përmbajnë
– dy pyetje teorike që testojnë njohuritë e kandidatëve për legjislacionin, për marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara në fushën penale dhe procedurale penale, si edhe për praktikën gjyqësore;
– dy raste praktike, të përzgjedhura nga vendimet e Kolegjeve Penale të Gjykatës së Lartë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Çfarë thuhet në deklaratën e PD pas dhunës policore: Sumuan protestuesit me gaz, bomba dhe molotov

Çfarë thuhet në deklaratën e PD pas dhunës policore: Sumuan protestuesit me gaz, bomba dhe molotov

17/04/2026
Policia përdori spraj ariu vdekjeprurës dhe dhunë brutale! Gazetari Aulon Kalaja u godit kafshërisht

Policia përdori spraj ariu vdekjeprurës dhe dhunë brutale! Gazetari Aulon Kalaja u godit kafshërisht

17/04/2026
Dhunë e policisë në protestë, deputetët Flamur Noka dhe Luçiano Boçi goditen. Boçi në spital, Noka mjekohet në rrugë

Dhunë e policisë në protestë, deputetët Flamur Noka dhe Luçiano Boçi goditen. Boçi në spital, Noka mjekohet në rrugë

17/04/2026
Deputeti i PD-së Klevis Balliu dhunohet nga policia, përfundon në spital

Deputeti i PD-së Klevis Balliu dhunohet nga policia, përfundon në spital

17/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Çfarë thuhet në deklaratën e PD pas dhunës policore: Sumuan protestuesit me gaz, bomba dhe molotov

Çfarë thuhet në deklaratën e PD pas dhunës policore: Sumuan protestuesit me gaz, bomba dhe molotov

17/04/2026
Policia përdori spraj ariu vdekjeprurës dhe dhunë brutale! Gazetari Aulon Kalaja u godit kafshërisht

Policia përdori spraj ariu vdekjeprurës dhe dhunë brutale! Gazetari Aulon Kalaja u godit kafshërisht

17/04/2026
Dhunë e policisë në protestë, deputetët Flamur Noka dhe Luçiano Boçi goditen. Boçi në spital, Noka mjekohet në rrugë

Dhunë e policisë në protestë, deputetët Flamur Noka dhe Luçiano Boçi goditen. Boçi në spital, Noka mjekohet në rrugë

17/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.