Pas 90 minutash ballafaqim me Bajraktarin, Didi i qëndron versionit të parë

Pas 90 minutash ballafaqim me Bajraktarin, Didi i qëndron versionit të parë

69
0
Shares

Ballafaqimi i ish­Drejtorit të Policisë së Shtetit, Artan Didi me ish kreun e Interpol Tirana, Artan Bajraktari, ka zgjatur rreth 90 minuta. Ballafaqimi u bë në kuadër të hetimeve të nisura për fshehjen e urdhrit të Interpol Brukselit për ndalimin e deputetit Mark Frroku, në akuzë nga drejtësia belge për vrasje në atë shtet.
Në përfundim Didi i ka qëndruar deklaratës së dhënë në takimet e ndara në prokurori, duke përsëritur se ai është njoftuar më 27 mars për urdhër kërkimin të ardhur nga Brukseli dhe ia ka përcjellë atë Prokurorisë.
“Me shkresën e Interpolit për deputetin Mark Frroku jam njohur vetëm në datën 27 mars 2015. Menjëherë kam marrë masat e nevojshme që njoftimi në fjalë t’i dërgohej prokurorisë së përgjithshme dhe Ministrisë së Drejtësisë”, ka deklaruar Didi në seancën e parë të pyetjeve në Prokurori.
Didi ka thënë se pasi ka përcjellë materialin në prokurori është njohur me faktin se urdhër arresti ishte vonuar në zyrat e Interpol Tirana, dhe për këtë arsye ai ka vendosur të japë dorëheqjen nga detyra që mbante.
Urdhri i arrestit i Interpolit të Brukselit për akuzën e vrasjes ndaj deputetit shqiptar Mark Frroku është mbajtur pa u zbatuar nga Shqipëria që prej datës 8 janar 2015 deri më 27 mars të këtij viti.
Vetëm një ditë pas arrestimit të deputetit Frroku me akuzën e “dëshmisë së rreme”, zyra e Interpol Tirana ia ka përcjellë Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Drejtësisë urdhrin e kërkimit për të dyshuarin.
Për rreth tre muaj dy shkresa të Interpolit belg janë mbajtur në sirtarët e Interpol Tiranës pa u bërë asnjë procedurë për ndjekjen apo për zbatimin e tyre. Më 8 janar 2015, Interpoli belg kishte përcjellë urdhrin ndërkombëtar të arrestit për deputetin Mark Frroku, i dyshuar për vrasje në Belgjikë në vitin
1999.
Pasi Shqipëria nuk i është përgjigjur njoftimit të parë, zyra e Interpol Brukselit ka nisur një informacion të dytë më të zgjeruar në datën 23 janar 2015, por përsëri nuk ka pasur asnjë përgjigje.
Nuk është ende e qartë në çfarë rrethanash ka ndodhur që raportet e ardhura nga Interpoli belg, zyra e Shqipërisë i ka arkivuar pa i pasqyruar në sistem dhe pa kryer asnjë veprim verifikues në lidhje me akuzat për vrasje ndaj deputetit shqiptar Mark Frroku.

Për më shumë mund të lexoni edhe …

/web/Urdhri_nga_Belgjika_per_Frrokun_Didi_mohon_prokuroria_e_therret_per_ballafaqim_me_Bajraktarin_2405_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY