Kërcënim nga kontrabandistët e druve në pyjet e Librazhdit, gazetarët dalin nga...

Kërcënim nga kontrabandistët e druve në pyjet e Librazhdit, gazetarët dalin nga rreziku

103
0
Shares

Dy gazetarët e kërcënuar nga kontrabandistët e druve sot pasdite në një fshat të thellë të Librazhdit janë të sigurtë dhe në gjendje të mirë shëndetësore, sipas burimeve policore. Ata fillimisht janë fshehur në pyll dhe më pas janë strehuar në një shtëpi në fshat.
Policia është në kontakt me ta dhe së shpejti do të kthehen në redaksitë e tyre. Gazetari Agim Blloshmi , korespondent i televizionit ABC News dhe korespondenti i televizionit ALSAT, kanë denoncuar se gjenden në rrezik për jetën, teksa kishin shkuar për të bërë një reportazh për çështjen e kontrabandës së druve në fshatin Astranik të Librazhdit. Gazetarët kanë shkuar me makine në Stravaj për reportazh me inxhinierin e pyjeve. Por në fshat, u ka dalë para një makinë Fuoristradë me disa djem brenda. Fillimisht persona ende të paidentifikuar mësohet se kanë qëlluar me gurë makinën me gazetarët brenda dhe me pas i janë afruar duke i penguar të kalonin.
Blloshmi ka realizuar një telefonatë të shkurtër me studion e “ABC News”, por telefonata është shkëputur. Sipas informacioneve paraprake nga “ABC”, kontrabandistët e lëndëve drusore i kanë gjuajtur gazetarët me armë zjarri dhe më pas i kanë ndjekur në pyll me qen gjahu.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY