Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kathimerini: Turqia po përdor Shqipërinë kundër interesave greke

19/05/2015
Kathimerini: Turqia po përdor Shqipërinë kundër interesave greke
Share on FacebookShare on Whatsapp

Shtypi grek vijon të shohë me shumë shqetësim lëvizjet e Tiranës zyrtare, pas notë kërkesës nga Ministria e Jashtme Shqiptare, për vënien në dispozicion të hartave detare e tokësore ku do të kryhen shpime për naftë.
Athina dyshon se pas kërkesës së qeverisë shqiptare, për rishikimin e planit grek për kërkimin e hidrokarbureve në ujërat e detit Jon, fshihen pretendimet territoriale të Shqipërisë në veri të Greqisë. Dyshimet janë ngritur nga e përditshmja greke “Kathimerini”, e cila u referohet burimeve diplomatike.
Krahas rishikimit të planit për kërkime në detin Jon, Tirana zyrtare kërkon që autoritetet greke t’i vënë në dispozicion të dhëna nga një studim gjeologjik i kryer në rajonin e Epirit, në veriperëndim të Greqisë. Ky fakt interpretohet nga Athina si një përpjekje e Shqipërisë për të vënë në diskutim kufirin tokësor mes dy vendeve.
Në vitin 2011 është bërë një studim gjeologjik në një hapësirë të gjerë në zonat në veri të Janinës, siç thotë ish – Ministri grek i Energjisë Janis Maniatis. Por nga Tirana zyrtare, në atë kohë nuk pati asnjë kërkesë.
Nota e qeverisë shqiptare, sipas “Kathimerinit” është e nxitur nga Turqia. Burimet diplomatike greke thonë se Ankaraja po punon kundër interesave greke, duke përdorur për këto qëllime, Shqipërinë.
Si shembull për këtë gazeta sjell takimin e Presidentit Turk Rexhep Taip Erdoan me drejtues të Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet gjatë vizitës së javës së kaluar në Tiranë. Ky takim, sipas të përditshmes greke kishte për qëllim, rindezjen e debatit për dëmshpërbilimin e popullsisë çame të dëbuar nga veriu i Greqisë, pas Luftës së Dytë Botërore, me pretendimin se ishin bashkëpuntorë të nazistëve.
Këto lëvizje të Tiranës Zyrtare të bashkërenduara me Ankaranë shihen si një përpjekje për të promovuar vizionin e Shqipërisë së Madhe.
Ky është shkaku, pse Ministri i Jashtëm grek Nikos Koxias nuk e ka konfirmuar ende pjesëmarrjen në takimin e ministrave të Jashtëm, të Procesit të Bashkëpunimit të Europës Jug – Lindore (SEECP), që do të zhvillohet të premten në Tiranë.
Në një reagim për Televizionin Klan, Ministria e Jashtme shqiptare thotë se nuk pranon të komentojë një shkrim të pabazuar dhe që paraqet një të pavërtetë të madhe, pasi sipas saj, Shqipëria dhe Greqia kanë nënshkruar aktin e Helsinkit dhe nuk kanë pretendime territoriale ndaj njëra tjetrës(klan).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

26/01/2026
EMRI/ U dënua nga GJKKO me 6 vjet burg, kapet më në fund në Fushë Krujë

GJIROKASTËR/ Në pranga bashkëjetuesi për shkak të vajzës së mitur të mikeshës

26/01/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Nis procesi gjyqësor për çështjen ‘Partizani’, largohet media. Arsyetimi i gjykatës

26/01/2026
Aksident në Tiranë, Audi që ndiqej nga policia godet disa makina, rrezikohen kalimtarët

Qëlloi të bijën me thikë në një rrugë të Durrësit

26/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

26/01/2026
EMRI/ U dënua nga GJKKO me 6 vjet burg, kapet më në fund në Fushë Krujë

GJIROKASTËR/ Në pranga bashkëjetuesi për shkak të vajzës së mitur të mikeshës

26/01/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Nis procesi gjyqësor për çështjen ‘Partizani’, largohet media. Arsyetimi i gjykatës

26/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.