Vrasja në Mamurras, autori kishte objektiv prindërit, i pakënaqur nga përfitimi i...

Vrasja në Mamurras, autori kishte objektiv prindërit, i pakënaqur nga përfitimi i shitjes së tokës

123
0
Shares

Afrim Sela, 41­vjeçari që ekzekutoi vëllanë e vogël mbrëmjen e së premtes pas një darke familjare kishte qëllim të vriste prindërit.
Në këtë përfundim ka dalë Policia pas hetimit të ngjarjes së ndodhur në Fushë­Mamurras. Mësohet se   autori i krimit, i armatosur, ka pasur qëllim të qëllojë mbi prindërit, pas një konflikti të hershëm me ta, por kur i vëllai i ka dalë para ka sulmuar atë.
Policia ka zbardhur ngjarjen e rëndë, ndërsa burime nga grupi hetimor, i cili është ngritur për krimin kanë bërë të ditur se autori ishte shkuar me paramendim për të kryer atentatin, por që shënjestër nuk ka qenë vëllai i tij.
Konflikti kishte ardhur pasi babai i autorit të krimit e kishte shitur sipërfaqen e tokës rreth 1 vit më parë
dhe se i kishte dhënë dhe të birit një sasi parash, por që ky i fundit nuk ishte i kënaqur me to, pasi pretendonte më shumë. Kjo ka mjaftuar që midis tyre të nisë konflikti. Sipas të dhënave nga Policia dhe banorë të zonës ku ndodhi krimi, në vazhdimësi autori 41­vjeçar i kishte kërkuar të atit që t’i jepte para të tjera, por që kjo nuk është pranuar. Në lidhje më këtë çështje, ata ishin debatuar disa herë, duke mos gjetur një gjuhë të përbashkët mes tyre.
Afrim Sela dyshohet se ka qenë në gjendje të pirë kur mori armën dhe u nis drejt banesës së prindërve, 50 metra larg, të cilët jetonin me djalin e vogël, Fabiol Selën.
Dyshohet se prej ditësh ai e kishte menduar atentatin dhe mbrëmjen e së premtes është nisur te shtëpia e 33­vjeçarit. Atë natë ata kanë qenë duke festuar ditëlindjen e nipit në banesën e tyre, kur autori i ngjarjes ka shkuar me një armë zjarri automatik. Ndërsa ka parë vëllanë e tij të armatosur, ka ndërhyrë viktima Fabiol Sela për të neutralizuar 41­vjeçarin.
Tre plumba kanë goditur babanë e dy fëmijëve, duke i shkaktuar vdekjen më vonë. Mendohet se autori është tronditur kur ka parë vëllanë të mbuluar nga gjaku dhe është larguar me shpejtësi. Policia i gjeti armën me karikatorin e mbushur me fishekë, por që nuk i kishte zbrazur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY