“Jam hetuar edhe njëherë nga prokuroria por zoti Ganaj nuk është koordinuar mire me prokurorinë për këtë çështje. Ka filluar njëherë çështje penale nga Drejtoria e Pastrimit të Parave. Ky është sulm politik. Berisha nuk i ka lënë gjë mëngët atyre akuzave dhe atëherë doli që ka qenë shpifje. Kështu do dalë
edhe kjo”
Tom Doshi i është rikthyer sot akuzave ndaj Ilir Metës dhe Spartak Brahos se kanë “futur duart” në procesin gjyqësor të hetimeve për vrasjen e tij.
Në një prononcim për mediat menjëherë pas seancës gjyqësore në Gjykatën e Lartë e cila konfirmoi masën ‘detyrim paraqitje’, deputeti tha se ka prova të mjaftueshme të bisedave telefonike dhe SMSve që ka Spartak Braho me Fatjon Skënderin dhe Ymer Lalën, të akuzuar nga vetë Doshi si pjesë e
skenarit për eliminimin e tij fizik.
“E rëndësishme është edhe për procesin edhe për shqiptarët që ta dinë që hetim nuk është bërë. Janë munduar ti mbulojnë të gjitha provat që kanë pasur. Gjatë kësaj kohe që kam qenë në arrest apo edhe më parë kemi prova të mjaftueshme që vërtetojnë që ngjarja është e vërtetë. Braho ka shkuar në Gjermani, ka komunikuar vazhdimisht me Fatjon Skënderin. Për këto kemi prova. Do ti paraqesim kur të bëhet gjykimi në themel. Spartak Braho është personi më i afërt i Metës që ka qenë në takimet me Prokurorin e Përgjithshëm, Kryeministrin dhe Ministrin e Brendshëm. Del që ky person ka futur duart në proces”.
Sipas tij “kam komunikim me mesazhe, biseda telefonike, me numra gjermanë që ka Fatjoni (Skënderi). Janë dy ndërmjetës të Metës me Durim Bamin, Ymer Lala dhe Fatjon Skënderi, dhe ata komunikojnë që pas datës 5 që është nisur Braho në Gjermania. Ka komunikim të vazhdueshëm Braho me Skënderin”.
Deputeti Doshi iu përgjigj gjithashtu edhe Kryeinspektorit të Deklarimit të Pasurive, Shkëlqim Ganaj për kallëzimin që ai ka bërë për fshehje pasurie në shumën 23 milion euro.
“Jam hetuar edhe njëherë nga prokuroria por zoti Ganaj nuk është koordinuar mire me prokurorinë për këtë çështje. Ka filluar njëherë çështje penale nga Drejtoria e Pastrimti të Parave. Ky është sulm politik. Berisha nuk i ka lënë gjë mëngët atyre akuzave dhe atëherë doli që ka qenë shpifje. Kështu do dalë
edhe kjo”.
Këto deklarime, deputeti Tom Doshi i bëri pasi doli nga ambientet e Gjykatës së Lartë.
Deputeti Tom Doshi është paraqitur sot në mesditë në këtë gjykatë për të kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë. Por Gjykata nuk e pranoi kërkesën e tij për liri, duke e lënë deputetin nën masën “detyrim paraqitje”.
Tre ditë më parë Doshi i ka dorëzuar Gjykatës së Lartë një kërkesë për të hequr masën “Detyrim paraqitje”. Dy avokatët e tij mbrojtës, Vladimir Meçi e Ferid Muçaj shprehen se akuza e Prokurorisë nuk qëndron. Gjykata e Lartë pritet që të shqyrtojë sot kërkesën e deputetit socialist.
Në seancën e kaluar Gjykata e Lartë ndryshoi masën e sigurisë për deputetin Tom Doshi nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitje”.
Sipas vendimit te ri ai duhet të paraqitet çdo të hënë në orën 10:00 në gjykatë. Deputeti Doshi ndodhej në “arrest shtëpie” pasi u akuzua se sajoi një skenar për vrasjen e tij dhe të deputetit të PDsë Mhill Fufi.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/